Publikuar me datën: Wed, Nov 23rd, 2011

Serbisë kandidatura, pasi t’i zbatojë marrëveshjet me Kosovën

Bruksel, 22 nëntor – Të martën, vonë pasdite, në Parlamentin Evropian në Bruksel është diskutuar për Kosovën dhe Raportin e përgatitur nga raportuesja Ulrike Lunacek. Ajo ka kërkuar që të mbështetet Kosova në procesin e liberalizimit të vizave dhe ka përsëritur se njohja e Kosovës nga 5 shtetet anëtare të BE-së që këtë nuk e kanë bërë deri më tani do të mirëpritej. Këto porosi janë edhe pjesë e Raportit të saj për të cilin është debatuar. Në debat janë dëgjuar edhe tone kritike ndaj punës së EULEX-it, është kërkuar që raporti i zonjës Lunacek të jetë më kritik, ndërsa disa deputetë, kryesisht euroskeptikë, kanë thënë se “nuk mund të flitet për liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës kur në Kosova ka aq shumë krim të organizuar”. Deputetët nga 5 vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kanë kundërshtuar thirrjet që Raporti u bën atyre vendeve që ta njohin Kosovën si shtet. Por Lunacek u është përgjigjur atyre se edhe në dy rezoluta të mëparshme Parlamenti Evropian e kishte bërë një kërkesë të tillë dhe ajo ishte mbështetur nga shumica e deputetëve të Parlamentit Evropian. Duke folur rreth thirrjeve që BE-ja të shpenzojë më pak para të taksapaguesve në Kosovë, Lunacek, e mbështetur nga disa deputetë të tjerë, nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të integrimeve evropiane edhe për Kosovën. Disa deputetë, si Ivo Vajgl nga Sllovenia dhe Elmar Brock nga Gjermania, thanë se “më shumë para do të shpenzoheshin në rast të përshkallëzimit të situatës, sesa në vazhdimin e procesit të evropianizimit të Kosovës”.

Raportuesja për Kosovën, Ulirike Lunaçek, në raportin e saj ka theksuar se refuzohet ndarja e Kosovës, si ide dhe se pakoja e Ahtisaarit iu mundëson serbëve në veri një autonomi substanciale, siç e kanë edhe serbët në komuna tjetra të Kosovës.

Lunaçek ka deklaruar se Serbia nuk i zbaton marrëveshjet, që nuk janë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Serbisë.

“Serbia mund të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian vetëm pasi të ketë implementuar marrëveshjet e arritura me Kosovën në dialogun Prishtinë Beograd” është shprehur deklaruar raportuesja për Kosovën.

Ajo i ka bërë thirrje pesë vendeve që nuk kanë njohur ende Kosovës, ta njohin atë dhe bëra të qartë se ndarja e Kosovës nuk është një opsion. “Qeveria serbe po shtyn zbatimin e marrëveshjeve me shpresën që të mos bëjë shumë, por dhe pse mbështes statusin kandidat për Serbinë, kjo do të arrihet vetëm nëse serbët zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialog”, deklaroi Lunaçek.

Lunaçek tha se dialogu për vizat është esencial për qytetarët e Kosovës, pavarësisht se cilës etni i përkasin.

Ajo i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të sigurojë pavarësinë e gjyqësorit dhe medias, si dhe të punojë fort me shoqërinë civile, ndërsa theksoi e mbrojtja e dëshmitarëve mbetet ende një problem.

Gjatë këtij debati ishte evidente se munguan disa zëra në favor të Kosovës, të cilët dëgjoheshin më parë, ndërkohë që ishin më të motivuar të flisnin kundërshtarët e Kosovës, sidomos nga Rumania, Greqia dhe Spanja. Deri në mesin e dhjetorit është afati për dorëzimin e amendamenteve për këtë raport, ndërsa për të pritet të votohet në muajin janar.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close