Publikuar me datën: Thu, Sep 1st, 2011

Serbinë e zmbraps vetëm presioni

Pas vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel në Beograd, gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) publikoi një artikull interesant të autorit Prof. Dr. Christian Schwarz Schilling. Ky i fundit kërkon nga EULEX-i të mos rrijë duarkryq, ndërsa Bashkimit Evropian i sugjeron të bëjë presion mbi Serbinë që të tërhiqet nga veriu i Kosovës, dhe, nëse kundërshtohet nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, t’i ndëshkojë edhe ato.

Sipas Schillingut, konkludimi i korrespondentit të FAZ nga Mitrovica, Michael Martens për një “status special për veriun e Kosovës të përshtatshëm për Beogradin” është plotësisht i pakuptimtë, sepse kjo do të nënkuptonte një kthesë, por një kthesë në drejtimin e gabuar.

“A nuk e mori Evropa para pak kohësh një mësim të mirë nga Ballkani për të shtyrë gjërat në drejtimin e duhur? Shembulli më i mirë për këtë është Kroacia, e cila tregoi se si zgjidhet një situatë e tillë… Kur Kroacia, kroatëve në Bosnjë, iu bëri me dije që përkatësia e tyre në shtetin e Bosnjë Hercegovinës është jashtë çdo diskutimi dhe se ata duhej të drejtoheshin përfundimisht drejt Sarajevës, atëherë ndryshoi dukshëm edhe situata politike. Ky qëndrim i Kroacisë ishte stabilizues për rajonin dhe përmirësues i marrëdhënieve mes dy shteteve në fjalë”, tha politikani gjerman.

“Pra nëse Serbia kërkon të drejta të posaçme autonome për serbët në veri të Kosovës, atëherë mund të zbatohet propozimi i Ahtisaarit, por ky propozim i cili parasheh një decentralizim të komunave dhe më këtë edhe të komunave të reja që administrohen nga pakica serbe, vazhdon të kundërshtohet nga vetë Serbia. Në Jug të lumit Ibër, i cili de facto ndanë zonat e ndikimit mes Prishtinës dhe Beogradit, ky plan është zbatuar me sukses. Në anën tjetër, në veri të vendit ky proces ka dështuar për shkak se është penguar nga Beogradi – me pasojat e rënda të muajit korrik”, shkruan Schilling.

Ish përfaqësuesi i lartë i BE-së në Bosnjë e Hercegovinë shkruan më tutje se për t’i shtyrë gjërat në drejtimin e duhur janë të domosdoshëm hapat si në vijim:

E para: EULEX-i nuk guxon të kërruset para çdo konflikti që ka të bëjë me statusin e Kosovës dhe kështu të shndërrohet në një protokollant të një gjendje joligjore. Mandati i EULEX-it duhet të përfshijë edhe masat përmes të cilave do mund të zbatonte ligjin edhe në veri të vendit.

E dyta: Bashkësia ndërkombëtare, posaçërisht BE-ja duhet të shtojë presionin mbi Beogradin, në mënyrë që të ndalojë sabotimin e proceseve paqësore.

E treta: Qytetarët e veriut të Kosovës e posaçërisht ata të pakicës serbe janë qysh tani viktima të strukturave mafioze dhe vazhdojnë të mbesin peng i konfliktit. Qortimi ndaj Beogradit, në funksion të zbatimit të domosdoshëm të ligjit, duhet të shtohet në Bruksel përmes masave përkatëse. Këtu hyjnë sqarimi definitiv i qëndrimit të Evropës, i cili do të manifestohej përmes përcaktimit të duhur të misionit evropian të EULEX-it. Nëse kjo pengohet, sepse pesë vota kundër – përballë 22 shteteve, do e paralizojnë aftësinë e BE-së për të vepruar, atëherë ndaj këtyre shteteve duhet të ndërmerren masa adekuate ndëshkuese, transmeton Telegrafi shkrimin nga gazeta gjermane.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close