Publikuar me datën: Mon, May 16th, 2011

Serbia synon ta kthejë dialogun nga teknik në politik

Prishtinë, 16 maj – Edita Tahiri ka thënë se Serbia po përpiqet që dialogut me Kosovën t’ia ndryshojë karakterin, shkruan “Koha Ditore”.
Shefja e ekipit të Kosovës për bisedime me Serbinë ka thënë se intenca e Beogradit është që dialogun ta bëjë politik, ndryshe nga, siç ka qenë deri më tash teknik.
Këtë qëndrim Tahiri e ka nxjerrë të dielën pas leximit të një interviste të shefit të ekipit të Serbisë për bisedime me Kosovën, Borislav Stefanoviq, dhënë gazetës serbe “Politika” pas kthimit në Beograd nga vizita në Prishtinë, ku kryenegociatori serb kishte thënë se Qeveria e Serbisë në bisedë me Prishtinën do të zgjidhë pozitën e serbëve në Kosovë, si dhe e kishte përshkruar palën kosovare me mungesë guximi për të ofruar propozime. “Është evidente se e ashtuquajtura pavarësia e tyre nuk funksionon, përkundër përkrahjes së qendrave më të fuqishme botërore”, kishte thënë Stefanoviq.
Këtë deklarim të bashkëbiseduesit të saj, Tahiri nuk e ka parë të dobishëm për bisedimet midis dy vendeve.
“Unë e shpjegoj këtë si një përpjekje për t’ia ndryshuar karakterin dialogut, pra për t’i dhënë dimension politik, edhe pse Qeveria e Serbisë sikurse edhe Qeveria e Kosovës kanë pranuar, pra, që në Bruksel do të bisedohet vetëm për çështje teknike”, ka thënë Tahiri. “Unë mund t’ju them se Prishtina, përkatësisht delegacioni i Kosovës në dialogun teknik vazhdimisht ofron propozime të avancuara që janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe me parimet euroatlantike dhe është e fokusuar në agjendën e dialogut, e cila është e përqendruar në çështje teknike, ndërsa pala e Beogradit ka tendencë t’i shmanget agjendës zyrtare për çështje teknike dhe përpiqet që të dalë në tema politike, dhe kjo është diferenca e qasjeve midis dy delegacioneve”.  Tahiri ka treguar se të hënën do të fluturojë drejt Brukselit për të marrë pjesë të martën dhe të mërkurën në raundin e katërt të bisedimeve.                                                               Shefja e ekipit të Kosovës për bisedime me Serbinë ka bërë të ditur se temat kryesore që do të trajtohen në raundin e katër janë çështja e të pagjeturve, çështja e trashëgimisë kulturore dhe çështja e njohjes së diplomave shkollore dhe universitare. Ajo ka dashur ta shohë këtë raund mundësi të mirë për zbutjen e, siç e ka quajtur ajo, diferencave me palën serbe në çështjet të cilat do të diskutohen

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close