Publikuar me datën: Sun, Apr 18th, 2010

Serbia shtyhet me Amerikën, mban takim me BE-në

Beograd, 18 prill – Serbia të shtunën është shtyrë me fjalë me Amerikën për Rezolutën 1244 dhe ka mbajtur një takim të paparalajmëruar me BE-në në të ashtuquajturën “Shtëpi e Bashkimit Evropian” në veri të Mitrovicës, shkruan sot Koha Ditore.
Sekretari shtetëror i Ministrisë “për Kosovë e Metohi” i Serbisë, Oliver Ivanoviq, të njëjtën ditë i është kundërpërgjigjur ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Dell, dhe është takuar me të dërguarin e BE-së për veriun e Kosovës.
I dërguari i BE-së për veriun, Michael Giffoni, që njëherësh është ambasador i Italisë në Kosovë, nuk ka dashur të shtunën të komentojë asgjë rreth takimit që ka mbajtur me sekretarin shtetëror të Serbisë në Ministrinë për “Kosovë dhe Metohi”, Oliver Ivanoviq.
Takimi është mbajtur gjatë ditës në të ashtuquajturën “Shtëpi e Bashkimit Evropian”, në pjesën veriore të Mitrovicës, zyrë kjo e hapur rreth një muaj më parë.
Sipas zyrtarit të Serbisë, Ivanoviq, Giffon në takim ka marrë pjesë në cilësinë e diplomatit të BE-së dhe jo si ambasador i Italisë. Sipas tij, në takim janë diskutuar problemet e qytetarëve të Mitrovicës dhe të qyteteve të tjera.  
“Temë kryesore gjatë këtij takimi ishte problemi i ujit që kanë banorët, si dhe çështje të tjera”, ka thënë Ivanoviq.
Ndërkaq, lidhur me çështjet politike, ai ka komentuar se sa i përket statusit të Kosovës dallimet mes tij dhe Giffonit janë të ndryshme dhe “mbesin ato që ishin më përpara”.
Në anën tjetër, diplomati italian, Giffoni, nuk e ka komentuar këtë takim me zyrtarin e Qeverisë së Serbisë.
Ai nuk ka dashur të komentojë se përse BE-ja do të duhej të diskutonte brenda territorit të Kosovës për probleme të ujit brenda territorit të Kosovës me zyrtarë të shtetit të Serbisë.
E ashtuquajtura “Shtëpia e Bashkimit Evropian” është hapur rreth një muaj më parë në pjesën veriore të Mitrovicës, afër ndërtesës ku gjenden Stacioni policor veri, si dhe objektet e Gjykatës

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close