Publikuar me datën: Tue, Jun 28th, 2011

Serbia s’do të njohë as targat, as pasaportat e Kosovës

Beograd, 28 qershor – Shefat e ekipeve negociatore të Serbisë e të Kosovës, Borko Stefanoviq e Edita Tahiri, e shohin ndryshe rrjedhjen e dialogut, shkruajnë mediet e Beogradit. Ndërsa, pala kosovare prezanton hollësi rreth marrëveshjes së ardhshme, Beogradi vlerëson se ende s’ka marrëveshje, pavarësisht se të dy palët janë afër zgjidhjes për disa nga çështjet.

Shefi i ekipit serb në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka deklaruar se të dy delegacionet janë afër zgjidhjes rreth çështjes së targave që vetëkupton se veturat me targa me logon e Kosovës nuk do të mund të lëvizin nëpër Serbi.

“Po ashtu, qytetarët tanë që janë nga Kosova në asnjë rast nuk do të mund të lëvizin nëpër pjesën tjetër të Republikës së Serbisë, siç shprehet ai për Serbinë pa Kosovën, ose të kalojnë kufirin duke përdorur pasaportën e ashtuquajtur të Kosovës. Kjo është ajo që tash mund të themi me siguri të plotë”, i deklaruar Stefanoviq Tanjugut.

Shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, citohet të ketë thënë se si zgjidhje për çështjen e targave do të përdoret modeli që përdor Greqia për Maqedoninë, dy vendeve që kanë raporte të këqija politike. Mirëpo, Stefanoviq ka vlerësuar se e gjithë kjo është spekulim, që ka për qëllim të ndikojë në opinionin e Prishtinës, ndërkaq marrëveshja ende nuk është arritur.

“Në rastin e targave zgjidhja përfundimtare në dialogun me Prishtinën ende nuk është arritur. Ne ndodhemi në prag të përfundimit të këtyre temave dhe presim që kjo të ndodhë në fillim të korrikut në Bruksel”, është shprehur Stefanoviq.

Ai ka thënë se “është shumë keq të flitet për detaje rreth një gjëje për të cilën ende nuk ka marrëveshje”, edhe pse të dy palët ndodhen afër zgjidhjes.

Stefanoviq ka shtuar se marrëveshjet e të dy palëve që do të arrihen nuk do të nënshkruhen, meqë në këtë mënyrë do të kuptohej barazia e dy shteteve, kurse për Serbinë Kosova nuk është shtet.

Tahiri po ashtu ka thënë se në fillim të korrikut do të miratohen të gjashtë marrëveshjet, siç i ka propozuar ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper, disa nga të cilat, siç është ajo për lëvizjen e lirë, mund të fillojë të realizohet menjëherë pas nënshkrimit. Serbët, sipas pohimeve të saj, do të pranojnë vulat e doganave të Kosovës, ashtu siç i ka njohur dhe i pranojnë në BE, transmeton njoftimin Beta.

Përveç kësaj, Tahiri ka prezantuar edhe “hollësi” të tjera të marrëveshjes mes Serbisë e Kosovës, ndër të cilat edhe njohjen e patentë-shoferëve dhe lejeve të qarkullimit të Kosovës, ndërprerjen e telefonisë mobile fikse të Serbisë në territorin e Kosovës dhe vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet dy sistemeve elektroenergjetike.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close