Publikuar me datën: Thu, Oct 6th, 2011

Serbia pranon: Grupi kriminal sulmoi KFOR-in

Beograd, 6 tetor – Shërbimet sekrete serbe i kanë raportuar Bordit të Sigurisë së Parlamentit të Serbisë se në konfliktin e fundit me KFOR-in në pikëkalimin në Jarinjë, më 27 shtator, serbët ishin të udhëhequr nga një kontrabandues serb nga veriu i Kosovës, i quajtur Zvonko Veselinoviq dhe grupi i tij i përbërë nga rreth njëzet persona të armatosur.

Siç raporton e përditshmja serbe “Blic”, të dhënat e prezantuara në këtë seancë të Bordit të Sigurisë janë klasifikuar si sekrete shtetërore. Ato të dhëna gjithashtu kujtojnë se Veselinoviq është përmendur edhe më herët si një individ i dyshuar për vënien në flakë të barrikadave në Jarinjë.

Sipas shërbimit sekret të Serbisë, grupi i Veselinoviqit gjatë natës kishte ngritur një barrikadë shumë pranë kampit të KFOR-it. KFOR-i e kuptoi atë si provokim dhe në orë e hershme të mëngjesit pushtoi barrikadën, vendosi tela gjemborë dhe nisi tërheqjen e barrikadës.

“Tri orë e gjysmë më vonë, një grup prej rreth 20 serbësh, të udhëhequr nga Veselinoviq, sulmuan KFOR-in ndërsa KFOR-i reagoi me shok-bomba dhe me plumba gome. Serbët ikën. Rreth mesditës, rreth njëmijë serbë vërshuan vendin e ngjarjes”, raporton “Blic” të jetë thënë në Bordin e Sigurisë së Parlamentit të Serbisë, transmeton Zëri.

Menjëherë pas kësaj, aty arrin një kamion me rreth 20 serbë të armatosur të grupit të Veselinoviqit të cilët gjithashtu kishin edhe gërshërë për prerjen e telave gjemborë. Ata lëvizin drejt barrikadave. KFOR-i tenton t’i pengojë ata me plumba gome dhe shok-bomba, por kamioni vazhdon të lëvizë përpara. Kur i afrohet barrikadës dhe telave gjemborë dhe ushtarëve të KFOR-it, rreth 15 ushtarë të kontingjentit amerikan të KFOR-it dalin në përpjekje për ta penguar kamionin. Përleshjet në mes të serbëve dhe ushtarëve të KFOR-it fillojnë.

Ushtarët e KFOR-it tentojnë të arrestojnë shoferin ndërsa serbët e mbrojnë atë. Ushtarët amerikanë e marrin shoferin ndërsa grupi i Veselinoviqit tenton të largojë shoferin nga ushtarët sikurse që tentojnë t’i marrin armën një ushtari amerikan. Në atë moment dëgjohen të shtëna armësh të vërteta.

Shërbimi Sekret i Serbisë ka vazhduar të tregojë se të shtënat kanë nisur pothuajse njëkohësisht dhe kjo e bën të pamundshme të përcaktohet se cili grup nisi të shtijë i pari. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, shtatë serbë u plagosën. Menjëherë pas të shtënave, dikush nga grupi i përmendur i serbëve hedhë një mjet shpërthyes ndaj KFOR-it. Katër ushtarë të KFOR-it lëndohen.

Shërbimi vazhdon të flet, duke përmendur Veselinoviqin si kontrabanduesin kryesor në veriun e Kosovës. Ai edhe pak kohë më parë është përmendur edhe si njeriu që e kërcënoi me vdekje Borko Stefanoviqin, kryenegociatorin serb sikurse edhe Goran Bogdanovicin, të ashtuquajturin ministër serb për Kosovën.

“Nuk është ende e qartë përse ai nuk u arrestua nëse shërbimi sekret kishte këto informata për të”, hamendet “Blic”.

Personi i parë që foli për këto të dhëna të dala nga Bordi i Sigurisë ishte Vuk Drashkoviq.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close