Publikuar me datën: Tue, Feb 9th, 2010

Serbia përvetëson krijimet e “Kosovafilmit”

 

Prishtinë, 8 shkurt – Regjisori kosovar Agim Sopi nuk e ka origjinalin e filmit që ai ka realizuar në vitin 1984, “Njeriu prej dheu”. Ajo çfarë ai mund t’i gëzohet, shkruan sot “Koha Ditore”, është vetëm një kopje e këtij filmi, përderisa negativi vazhdon të mbetet në Serbi. Të njëjtin fat e kanë edhe 34 filma të tjerë të “Kosovafilmit”.

Dhjetë vjet pas luftës adresa e tërë pasurisë së shtëpisë dikur të famshme të prodhimit të filmit “Kosovafilm” është Beogradi. Negativët e zhvilluar atje as që kanë mbërri ndonjëherë në Kosovë, përderisa pjesa tjetër e shiritave origjinalë të filmave ishte bartur bashkë me shumë dokumente e artefakte të trashëgimisë kulturore të Kosovës, me tërheqjen e pushtetit serb nga Kosova, në vitin 1999.
Drejtues të “Kosovafilmit” theksojnë se për një decenie përpjekjet për ta kthyer në Kosovë pasurinë e tyre kanë qenë të kota. Të njëjtët thonë se deri tani nuk është bërë asgjë konkrete, teksa pranojnë se kanë mundur të bëjnë më shumë. Për ministrin e Kulturës kjo është çështje politike. Ndërkaq regjisorët të cilëve u janë marrë veprat nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga prona e tyre. Sopi përmend edhe padinë në Gjykatën e Strasburgut si hap i mundshëm që ai do të bëjë për ta kthyer negativin e filmit të tij.

Regjisori Agim Sopi thotë se faktikisht Serbia ia ka vjedhur filmin. Në fillimvitet e ’90 “Kosovafilmi” kishte rënë në duar të pushtetit serb, i cili, siç kujton Sopi 20 vjet pas, kishte kërcënuar se do të asgjësonte të gjithë filmat. Kjo e kishte shtyrë atë që të paguante që filmi i tij të mos e kishte këtë fat.
“Kam paguar diku 45 mijë marka gjermane në atë kohë për të blerë të gjitha të drejtat autoriale dhe për këtë kam kontratë të nënshkruar”, ka thënë Sopi, teksa ka shtuar se deri në mbarimin e luftës në Kosovë ka paguar për çdo muaj faturën e mirëmbajtjes së filmit të tij.
“Megjithëse negativi i filmit është i imi, ishte e pamundur që ai të ruhej në kushte të shtëpisë, kështu që jam detyruar të paguaj qira për mbajtjen e tij në laboratorium”, ka thënë Sopi.
Sopi pret që të intensifikohen përpjekjet institucionale për rikthimin e pasurisë së Kosovës nga Serbia.
Në të kundërtën, ai thotë se do të bëjë përpjekje i vetëm.
“Nëse përpjekjet e mëtejshme për kthimin e të gjithë filmave do të jenë të pasuksesshme, unë në një të ardhme do t’i padisë edhe në Gjykatën e Strasburgut”, ka thënë Sopi, megjithëse nuk ka dashur të japë një afat të “pritjes” së tij.
“Është e pandershme të vë afate, kur dihet se ende nuk na njohin shumë shtete dhe ende kjo çështje nuk është ndërkombëtarizuar aq shumë”, ka thënë Sopi.
Edhe regjisori Isë Qosja, i cili në fondin e “Kosovafilmit” ka dy filma, “Proka” dhe “Rojet e mjegullës”, thotë se gjithsesi veprat e tij duhet të kthehen në Kosovë.
“Në një mënyrë edhe kthimin ia kam besuar ‘Kosovafilmit’, edhe pse nuk besoj se ata do të kishin kundër nëse edhe ne do të angazhoheshim që t’i rikthejmë ata filma. Por një gjë e tillë është e pamundur të bëhet në baza individuale”, ka thënë Qosja.
Gani Mehmetaj, drejtor i “Kosovafilmit”, tregon se përpjekjet më të intensifikuara janë bërë në kohën kur Kosova ka qenë nën administrimin e UNMIK-ut.
“Ata (UNMIK-u v.j.) kanë shkuar disa herë në Beograd për të biseduar me palën serbe, por ata nuk kanë qenë të gatshëm t’i dorëzojnë filmat”, ka thënë Mehmeti. Përgjigjja që kishin marrë zyrtarë të UNMIK-ut në atë kohë ishte se ata filma janë pjesë e trashëgimisë së Serbisë.
“Ata iu kanë referuar përrallave të tyre se ‘Kosova është Serbi’, dhe nuk kanë shprehur gatishmëri për t’i kthyer ata filma”, ka thënë Mehmeti.
E vetmja gjë që është bërë deri tani është lista e filmave që i janë marrë Kosovës.
“Më vonë, në takimet që kemi pasur në Ministri të Kulturës, për tërheqjen e trashëgimisë sonë nga Beogradi, është bërë lista e të gjithë filmave”, ka thënë Mehmetaj, teksa shton se ende nuk është bërë asgjë konkrete në kthimin e atyre filmave, ngase, sipas tij, ata vazhdojnë të mos jenë të gatshëm për t’i kthyer ato.
Megjithatë, Mehmetaj pranon se ka mundur të bëhet më shumë, në mënyrë që filmat të kthehen në vendin e vet.
“Duhet të këmbëngulim shumë më shumë, dhe të bëjmë më shumë sesa që kemi bërë realisht”, ka thënë Mehmetaj.
Kohë më parë, 6 filma të “Kosovafilmit” ishin kopjuar dhe sjellë në Kosovë. Megjithatë kjo nuk cilësohet si e rëndësishme.
“Kjo nuk do të thotë asgjë. Ne nuk mund t’i marrim negativat në bazë të të cilëve mund të shumëzojmë sa të duamë kopje”, ka shtuar ai.
Ministri i Kulturës, Valton Beqiri, thotë se mbeten të interesuar dhe të angazhuar që të kthejnë të gjithë materialin e trashëgimisë kulturore të Kosovës të cilin e mban Serbia. Në mesin e tyre edhe filmat e “Kosovafilmit”. Por për të parin e kulturës në vend kjo duhet të bëhet në mënyrë institucionale dhe shtetërore.
“Falë angazhimit edhe të disa individëve ne kemi arritur që të kopjojmë 6 filma. Një gjë të tillë mund ta bëjmë edhe për filma të tjerë. Megjithëse ne nuk mendojmë se është e arsyeshme të paguajmë për diçka që është e jona”, ka thënë Beqiri, teksa ka premtuar se do të shfrytëzojë ligjet ndërkombëtare për kthimin e pasurisë së Kosovës.
Por në tërë këtë çështje ministri i Kulturës përmend një pengesë kryesore. “Problemi është politik dhe pasojë e mungesës së komunikimit në nivel qeveritar ndërmjet të dy shteteve”, ka thënë ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close