Publikuar me datën: Sat, Aug 28th, 2010

Serbia ndryshon rezolutën në marrëveshje me BE-në dhe SHBA?

Beograd, 28 gusht –  Autoritetet e Beogradit nuk do ta tërheqin rezolutën për Kosovën, të cilën e kanë dorëzuar në KB, por janë të gatshëm ta ndryshojnë dhe me siguri kjo do të bëhet në konsultim me Brukselin e Washingtonin, shkruan sot e përditshmja “Blic”.

Po shqyrtohet edhe opsioni i ndryshimit të tekstit me amendamente.

“Jemi të gatshëm ta ndryshojmë rezolutën, por pa shkelur vijat e njohura të kuq”, citon burimin e vet nga kreu i pushtetit të Serbisë, gazeta “Blic”.

Kompromisi do të mund të gjendej në fshirjen e një pjese të fjalisë hyrëse se “secesioni i njëanshëm është mënyrë e papranueshme e zgjidhjes së kontestit”

Mesazhi i shefit të diplomacisë gjermane Guido Westerwelle, se statusi i Kosovës është një tregim i mbyllur, nuk ka lënë asnjë fije mëdyshje se nëse Beogradi nuk e pranon këtë, Gjermania do të pengojë çfarëdo ecje përpara të Serbisë drejt BE-së.

Kjo ka ndikuar qe kreu i pushtetit të provojë me më këmbëngulje të arrijë një marrëveshje me SHBA dhe BE.
“Ne nuk do ta tërheqim rezolutën, e as do të ketë kundërrezolutë, sa dihet deri më tash. Opsioni më real është se do të ketë amendamente gjatë procesit të debatimit në Asamblenë e Përgjithshme dhe përmes amendamenteve të ndryshohen pjesë të rezolutës sonë, që u pengojnë më së shumti vendeve të Kuintit. Me këtë opsion askush s’do të jetë plotësisht i pakënaqur, meqë kështu Serbia do të fitonte mbështetjen e rezolutës, kurse në amendamente nuk do të ketë konstatime të cilat janë të papranueshme për ne dhe që në mënyrë eksplicite pranojnë pavarësinë e Kosovës, ose që u bëjnë thirrje drejtpërdrejt Beogradit e Prishtinës për negociata, meqë këtë nuk do ta lejonin vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”, e shpjegon mënyrën e mundshme të ndryshimt Nikolla Jovanoviq, redaktor i “Sfidave të integrimit evropian”, siç e cilëson “Blici”, mirë të informuar mbi opsionet që i ka ndërmend kreu shtetëror i Serbisë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close