Publikuar me datën: Tue, Dec 27th, 2011

Serbia kundër demilitarizimit të Luginës së Preshevës

Luginë e Preshevës, 27 dhjetor – Kërkesat për demilitarizim të rajonit të Luginës së Preshevës mund të jenë arsyet për aktivitete ekstremiste në drejtim të kërcënimit të sigurisë të pjesëtarëve dhe objekteve të Ushtrisë Serbe në këto hapësira dhe situatën e sigurisë në përgjithësi, ka vlerësuar Qeveria serbe.

Në përgjigjen që iu është dhënë deputetit popullor dhe kryetarit të PVD-së Riza Halimi, qeveria ka deklaruar se kërkesat për demilitarizim të rajonit të Luginës së Preshevë, që janë pjesë e kërkesave publike të liderëve shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, tregojnë një përpjekje të institucioneve të Serbisë që janë përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve në zonën administrative t`i pamundësojnë prezencën në këto hapësira.

“Kërkesat për demilitarizim të rajonit të Luginës, Agjencioni Ushtarak i Sigurimit serb e vlerëson në aspektin profesional, si kërcënim potencial për sigurinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Serbisë, si dhe të Serbisë në tërësi”, thuhet në përgjigjen të cilën e ka nënshkruar ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Më 24 nëntor, i shtrova pyetje Qeverisë serbe se a konsideron që kërkesat për demilitarizim mund të ndikojnë në kompleksitetin e situatës së sigurisë dhe pse në këto hapësira nuk përdoret përvoja e kufirit “Serbi-Maqedoni”, e cila që nga viti 2005, zona e sigurisë nga 5 kilometra është zvogëluar në 300 deri 500 metra”, theksoi Halimi, duke shtuar se “a nuk është normale që kjo praktikë të përdoret edhe drejt Kosovës, e jo të bëhet militarizim enorm çka është e dëmshme për tërë regjionin”.

Qeveria serbe i është përgjigjur: “Kufiri shtetëror me Maqedoninë ka status dhe trajtim të ndryshëm dhe rrjedhimisht ajo zbatohet në mënyrë tjetër.

Ndërkaq, sipas Qeverisë serbe, kufiri që ndan Serbinë qendrore dhe Kosovën nuk është linjë kufitare dhe si e tillë, në aspektin ushtarak, paraqet linjën e cila ndan ushtrinë serbe dhe KFOR-in dhe zonën e tyre të përgjegjësisë.

Gjithashtu, Qeveria serbe njofton deputetin popullor, Riza Halimin edhe se ushtria serbe me aktivitetet e saj në zonën e sigurisë tokësore në asnjë mënyrë nuk rrezikon asnjë të drejtë të banorëve lokalë, po as kthimin e tyre nëpër shtëpitë e tyre.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close