Serbia kërkon garanci se marrëveshja s’ka domethënie statusore

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë për B92 se Aleksandar Vuçiq dhe ai po vazhdojnë bisedimet me bashkësinë ndërkombëtare për të kërkuar garanci shtesë për serbët në Kosovë.
“Për ne është me shumë rëndësi që dikush rastësisht të mos interpretojë se ajo për çfarë është arritur marrëveshja ka ndonjë domethënie në pikëpamje të çështjes statusore. Është me rëndësi që të konfirmohet se bisedimet për statusin janë neutrale, se nuk e paragjykojnë ndonjë status të ardhshëm dhe se do të vazhdojmë bisedimet me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Jam marr vesh që të dëgjohem me telefon me Catherine Ashtonin para mbledhjes së qeverisë dhe kujtoj se në këtë drejtim do të kemi sqarime të çështjeve kontestuese.