Publikuar me datën: Thu, Sep 27th, 2012

Serbia ka nënshkruar protokollin për menaxhimin e integruar të kufijve

Bashkimi Evropian ka njoftuar zyrtarisht Qeverinë e Kosovës se Qeveria e Serbisë ka nënshkruar protokollin teknik për zbatimin e marrëveshjes së menaxhimit të integruar të kufirit. “Koha Ditore” njofton sot se Marrëveshja që do të vendosë në pikëkalimet kufitare me Serbinë prezenca të përbashkëta të autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës e që do të ndihmohen nga EULEX-i, qe vlerësuar si njëra nga konkluzat më të rëndësishme të arritura në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë.

Të dyja palët, Kosova dhe Serbia, pritet që brenda pak javësh të krijojnë grupin e përbashkët punues që do të merret me zbatimin e marrëveshjes.

“Jemi njoftuar se Serbia e ka nënshkruar protokollin teknik. Ne e mirëpresim këtë veprim, por presim që marrëveshja të zbatohet”, ka thënë për “Kohën Ditore” zëvendëskryeministrja e Kosovës që pati përfaqësuar palën kosovare në dialogun teknik, Edita Tahiri.

I emëruari i Qeverisë së re serbe për dialogun teknik, Dejan Paviçeviq, ka thënë në një intervistë për REL se Qeveria e Serbisë do të kërkojë rol ekzekutiv të EULEX-it në pikat e përbashkëta doganore me Kosovën, që, sipas tij, nuk do të jenë pika doganore. Deklarata e Paviçeviqit është interpretuar nga mediet në Beograd si përpjekje e Serbisë që të ndryshojë konkluzionin e arritur mes palëve. Zëdhënësja e përfaqësues së BE-së, Maja Kocijancic, ka përsëritur për “Kohën Ditore” se marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen dhe se BE-ja nuk negocion përmbajtjen e tyre.

Sidoqoftë, pikëkalimet problematike në Bernjak e Jarninjë do të kenë status të veçantë, si rezultat i një marrëveshjeje të shtatorit të vitit të kaluar të Qeverisë së Kosovës me KFOR-in e EULEX-in. Qeveria e Kosovës ka marrë për obligim që të respektojë marrëveshjen e 9 shtatorit, që pati mundësuar vendosjen e doganierëve kosovarë nga  KFOR-i dhe EULEX-i në pikëkalimet kufitare 1 dhe 31. Ajo parasheh që Kosova në të dy pikëkalimet të ketë vetëm nga tre zyrtarë: nga një përgjegjës për pikëkalimet, nga një zyrtar policor dhe një doganier.

Që të gjashtë zyrtarët kosovarë po qëndrojnë në Jarinjë dhe në Bërnjak, që nga 16 shtatori i vitit të kaluar transportohen atje nga KFOR-i dhe EULEX-i.

Sipas marrëveshjes, në pikëkalimet e përbashkëta me Serbinë do të vendosen vetëm simbolet e BE-së.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close