Publikuar me datën: Mon, Jan 9th, 2012

Serbia i druan pasojave të referendumit në veri të Kosovës

Beograd, 9 janar – Referendumi në katër komunat në veri të Kosovës, i planifikuar të mbahet më 14 dhe 15 shkurt, mund të ndikojë fuqishëm në vendimin e marsit, përkitazi me kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE.

Vendimi i serbëve të Mitrovicës, Leposaviqit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit për mospranim të autoriteteve të Kosovës, mund të jetë irritim i ri politik për Gjermaninë, që nga Beogradi kërkon që të eliminojë strukturat paralele në Kosovë, shkruan “Veçernje Novosti”, njofton Telegrafi.

Presidenti serb, Boris Tadiq, ka thënë se mbajtja e referendumit mund të rrezikojë përpjekjet diplomatike të shtetit për fitimin e statusit të kandidatit.

Kampanja e referendumit dhe “ngrohja” e ambientit politik në veri të Kosovës, përputhet me data me takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, që mbahet në mes të shkurtit, dhe nga rekomandimet e të cilit varet edhe vendimi përfundimtar i Komisionit evropian në mars.

Krstimir Pantiq, kryetar i komunës paralele të Mitrovicës, tha se referendumi në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë në vendimin e marsit në Bruksel.

“Angela Merkel haptas e ka thënë atë që Serbia duhet ta bëjë për kandidaturë: të heq institucionet paralele dhe të ndërtoj marrëdhënie të mira fqinjësore. Fjalët se serbët e Kosovës tash do ta ngadalësojnë rrugën evropiane të Serbisë, janë krejtësisht pa bazë. Kështu, zyrtarët e Beogradit janë duke u përpjekur për të justifikuar politikat e saja të këqija”, ka thënë Pantiq.

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, i këshillon serbët në veri të Kosovës që për çdo hap të “rëndësishëm”, si referendumi, të koordinohen me Beogradin.

“Kjo ka rëndësi, në mënyrë që tërë ky aksion të mos jetë i dëmshëm për interesant nacionale dhe shtetërore serbe. Serbia dhe serbët duhet të bëjnë politikë shtetndërtuese dhe secilin veprim ta masim me qëllimin që duam ta realizojmë. Këtu askush nuk po flet për atë se a kanë serbët të drejtë apo jo. Fjala është se çfarë duam të arrijmë me referendum. Nëse duam të tregojmë se nuk e pranojmë pushtetin e Prishtinës, këtë të gjithë e dinë. Bile edhe Hashim Thaçi”, ka thënë Daçiq.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close