Publikuar me datën: Wed, Jun 1st, 2011

Serbia e do ndarjen e Kosovës me Shqipërinë

Beograd, 1 qershor – Kemi bërë përpjekje që me luftë ta mbrojmë Kosovën, por nuk ia dolëm. Prandaj flas për ndarje, derisa të mos bëhet vonë. E ndarje do të thotë ndreqje kufijsh ndërmjet dy shteteve fqinje – Serbisë dhe Shqipërisë, ka deklaruar për numrin më të ri të përjavshmes serbe, NIN, Ivaca Daçiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i Serbisë,
Daçiq konsideron se Serbia ka gabuar meqë për Kosovën nuk ka biseduar me Shqipërinë dhe se, ka thënë ai, është e nevojshme që Kosova të ndahet ndërmjet Serbisë e Shqipërisë.
“Është i nevojshëm caktimi i kufijve ndërmjet Serbisë e Shqipërisë, ky është opsioni i vetëm real. Serbia nuk është dashur të pranonte asnjë negociator tjetër, pos Shqipërisë. A jemi vërtet aq naivë e të mendojmë se Kosova në të vërtetë do të mbetet si shtet në vete dhe i pavarur”, ka thënë ai.
Daçiq ka shfaqur supozimin se Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë, siç do të bënte edhe Republika Serbska me Serbinë.
“Shikoni ju lutem, nëse nesër Republika Serbska me referendum merr vendimin për shkëputje, çfarë do të jetë ajo? Shtet i pavarur, apo do të marrë vendimin për bashkim dhe jetët ë përbashkët me Serbinë? Është normale, pasi që është i njëjti popull. E çfarë tani të thuhet për Prishtinën e Tiranën se jetojnë shqiptarë të ndryshëm? Ata tani na flasin për Kosovën multietnike?! Popullit tonë nuk i nevojiten përrallat për jetën multietnike”, është shprehur Daçiq.
Në pyetjen pse mendon se është më lehtë të ndahet Kosova ndërmjet Serbisë e Shqipërisë sesa ndërmjet Serbisë e Kosovë, Daçiq thotë se shqiptarët në Kosovë janë minoritet kombëtar i Shqipërisë.
“Dikush mund të thotë se këto janë ide të shekullit XIX. Ndoshta edhe janë, por këto ide i kanë zbatuar sllovenët e kroatët, e në fund të fundit edhe malazezët. Me këtë që flas nuk mund të fitoj poena politike e as që i kërkoj. Por, populli ynë duhet të vërë pikën në problemet që janë plagë kanceri. Fundja, nuk mund të lidhemi më me të kaluarën. E nëse ekziston vetëm e kaluara, ne nuk kemi të ardhme”, tha Daçiq.
Ai në këtë intervistë ka vlerësuar se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk do të zgjidhë çështjet esenciale, për shkak të qëndrimit të vendeve të BE-së e SHBA dhe se e arritura më e madhe e bisedimeve do të jetë “një lloj autonomie speciale për serbët në veri”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close