Publikuar me datën: Thu, Apr 21st, 2011

Serbia dështon të rikontrabandojë akuza për Kosovën në OKB

New York, 21 prill – Ambasadorët e shteteve perëndimore hodhën poshtë kërkesën e Serbisë për krijimin e një gjykate ad-hoc për hetim të akuzave për trafikim të organeve, sipas raportit të Dick Martyt, njofoti RTK.  Letra e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremic, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, kishte për qëllim hapjen e një shtegu të ri të akuzave rreth Kosovës, sërish të përqendruara dhe të ricikluara në akuzat që i ka nisur politika serbe dhe i ka ripaketuar përmes senatorit zviceran, Dick Marty të mbështetur nga lobi prorus në Këshillin e Evropës.
Serbia edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, të mbajtur në muajin shkurt, kur u shqyrtua raporti tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm mbi zhvillimet në Kosovë, kishte pikërisht këtë qëllim, çorientimin e diskutimit ku flitej për rajonin dhe ‘mandatimi i një hetimi të ri nga organi ekzekutiv i Kombeve të Bashkuara, pra nga Këshilli i Sigurimit’.

Sipas RTK, ambasadorët e shteteve perëndimore hodhën poshtë kërkesën e Serbisë për krijimin e një gjykate ad-hoc për hetim të akuzave për trafikim të organeve, duke thënë se misioni i Bashkimit Evropian për polici dhe sundim të ligjit, EULEX, tashmë i kishte filluar hetimet preliminare dhe se e kishte mandatin dhe aftësinë ta bëj këtë.

“EULEX-i ka mandat të plotë të hetojë këto krime. Nuk mendoj se duhet të krijohet një mandat ad-hoc ndërkombëtar për hetime kur ekziston një i tillë”, tha përfaqësuesja amerikane, ambasadorja Rosemary DiCarlo.

Ambasadori i Francës, Gerard Araud tha se “akuzat mbi trafikim organesh ishin hetuar më parë dhe nuk kishin dhënë rezultate”, ndërkaq ambasadori i Britanisë së Madhe, Sir Mark Lyall Grant, tha se vendi i tij “nuk besonte se duhet një mandatim i ri nga Këshilli i Sigurimit për hetime”.

Edhe ambasadori i Gjermanisë, Peter Wittig tha se “EULEX-i kishte kapacitet dhe juridiksion dhe se një trup ad-hoc nuk do t’i shërbente një hetimi të shpejt”.

Kërkesën e Serbisë e mbështeti vetëm ambasadori rus, Vitalij Churkin, kur kërkoi krijimin e një mekanizmit hetues, i cili do t’i përgjigjej Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Mediat e Beogradit kanë raportuar sot se Zyra e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së e ka marrë propozimin e Serbisë për hetimin e trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri. “Mund të konfirmojmë se e kemi marrë këtë letër. Ajo do të publikohet si dokument zyrtar i Këshillit të Sigurimit brenda disa ditësh”,  citon Beta Vanina Maestraçi nga Zyra e sekretarit Ban Ki Moon, por ajo nuk ka mundur ta saktësojë se kur do të mundet KS ta diskutojë, pasi programi i saktë i këtij organi caktohet në fillim të muajit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close