Publikuar me datën: Sun, Apr 15th, 2012

Serbia çon në 5 numrin e kosovarëve të arrestuar

Brenda 17 ditësh autoritetet serbe kanë arrestuar 5 qytetarë të Kosovës, përshirë këtu edhe dy policët që u liruan pas 48 orësh. I fundit është Mark Koshnjeti, i arrestuar të shtunën në pikën kufitare në Merdar, gjatë kontrollit në anën serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, e ka cilësuar “edhe politik” arrestimin e kosovarit nga pjesëtarët e MUP-it serb të shtunën në pikën kufitare në Merdar, gjatë kontrollit në anën serbe. Rexhepi ka qenë shumë i shkurtër në reagimin e tij rreth këtij arrestimi.

“Tash e mora vesh (për arrestimin e Mark Koshnjetit) dhe reagimet janë të njëjta sikur edhe për rastet e tjera që kanë ndodhur dhe këtë ne e bëjmë në INTERPOL nëpërmjet EULEX-it. Këto janë arrestime edhe politike”, ka thënë ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi.

Njëjtë sikur pas arrestimit të dy policëve kufitarë, të arrestuar më 31 mars dhe arrestimit të sindikalistit, Hasan Abazi dhe qytetarit Adem Murseli, më 28 mars, edhe të shtunën lajmin për arrestimin e Mark Koshnjetit, e ka dhënë ministri serb për Punë të Brendshme, Ivica Daçiq. Ai ka thënë se shqiptari kosovar “dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë”.

Arrestimet e shqiptarëve që dalin në Serbi nisën më 28 mars, kur u arrestua kryesindikalisti i Metalistëve të Kosovës, Hasan Abazi dhe Adem Murseli, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufirin Kosovë-Serbi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close