Publikuar me datën: Sat, Apr 16th, 2011

Serbët s’e lënë USAID-in të punojë në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 15 prill – Strukturat paralele serbe në pjesën veriore të Mitrovicës kanë protestuar sot kundër investimeve të agjencisë shtetërore amerikane USAID, në lagjen multietnuike ‘Kodra e Minatorëve’. Serbet në këtë pjesë janë kunder çdo vendimi apo investimi të çdo institucioni që është për rregullimin e jetës së qytetarëve apo për vendosjen e rendit dhe ligjit.
USAID në bashkëpunim me UNMIK-un sot kanë dashur që të fillojnë punimet në rregullimin e sallës së sporteve, por është penguar nga strukturat paralele serbe. Po ashtu ditë më parë strukturat paralele serbe në veri të Mitrovicës kanë akuzuar shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier për lejimin e përfundimit të punëve në palestrën sportive nga USAID-i. Një grup i serbëve të Kosovës kanë penguar sot takimin në mes të përfaqësuesve të agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) dhe kompanive ndërtimore në veri. Edhe pse takimi ishte planifikuar të mbahej në orën 10:00 në hotelin numër 3, në Zveçan, takimi nuk është mbajtur. Serbët bllokuan një pjesë të rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, duke penguar në këtë mënyrë ardhjen e përfaqësuesve të USAID-it. Ushtruesi i detyrës të zv/drejtorit të misionit USAID në Kosovë, Hoze Garson, tha se qëllimi i vizitës në Zveçan ishte hapja e vendeve të reja të punës dhe bisedimet me biznesmenë të ndryshëm, që kanë të bëjnë me punën e përbashkët mes palëve. USAID-i dhe qeveria amerikane, pavarësisht nga kjo, do të vazhdojnë t’i ndihmojnë qytetarët në veri të Kosovës, ka thënë ai.
Kryetari i ashtuquajtur i veriut të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, ka përsëritur se përfaqësuesit komunalë që nga data 29 mars kanë marrë vendim që USAID-i nuk mund të punojë në veri , derisa nuk pranon qëndrimin se në veri funksionojnë institucionet legale dhe legjitime, të cilat përkrahen nga shumica e popullatës në veri.
Përfaqësuesit e USAID-it gjatë 11 vjetëve të fundit kanë investuar rreth 8 milionë dollarë në veri të vendit.
Përfaqësuesit e të ashtuquajturës komunë në veri të Mitrovicës kanë gjykuar të premten sjelljet e shefit të UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zannier. Zanier ka urdhëruar që t’i lejohet USAID-it revitalizimi i fushës sportive në ‘Kodrën e minatorëve’, që banohet me popullatë të përzier. “Organizata amerikane ka për qëllim të promovojë ekipin përgatitor komunal dhe të organizojë zgjedhjet në veri të Mitrovicës, e cila pastaj do të integrohej në shoqërinë kosovare, përkatësisht në institucionet e Kosovës”, kanë thënë gjatë një konference me gazetarë në veri të Mitrovicës, kryetari paralel i veriut të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, dhe kryetari i trupit këshilldhënës të UNMIK-ut, Nebojsha Miniq. Ata kanë ftuar përfaqësuesit e UNMIK-ut t’i përmbahen Rezolutës 1244, dhe kanë tërhequr vërejtjen se nëse shkaktohet destabilizimi i gjendjes, pasojat do t’i mbajë UNMIK-u. Ata po ashtu i kanë bërë thirrje shefit të UNMIK-ut Lamberto Zanier, që nëse nuk mund të përballojë presionin e përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit, të cilët punojnë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, atëherë të japë dorëheqje të menjëhershme.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close