Publikuar me datën: Wed, Mar 9th, 2011

Serbët në veri e shpallin EULEX-in të padëshiruar

Zubin Potok, 9 mars – Qyteti i Zubin Potokut të mërkurën është gdhirë me pamflete të Shoqatës së Bizneseve të këtij qyteti, të cilat EULEX-in e kanë shpallur “persona non grata”. Në pamfletin që e ka siguruar portali Koha.net thuhet se “EULEX-i me punë e vet ka dalë jashtë asaj që është deklaruar sa i përket statusit të Kosovës, se do të jetë neutral dhe kështu ka shkelur Rezulutën 1244 të KS së OKB-së, duke tentuar që serbët në veri të Kosovës t’i paraqesë si kriminelë, pasi që ata nuk duan t’ia paguajnë
tatimin dhe doganën të ashtuquajturës Republikë e Kosovës. EULEX-i haptas ka dalë në anën e institucioneve të të ashtuquajturit shtet i Kosovës. EULEX-i në pjesën veriore të Kosovës ka shkelur të drejtat e njeriut, lëvizjen e lirë si dhe të drejtën në punë”, thuhet më tej në këto pamflete. “EULEX-i në mënyrë të njëanshme po bën presion mbi serbët në mënyrë që ata të integrohen në institucionet e shtetit të Kosovës”.
Këto pamflete janë më shumë politike janë marrë përsipër nga Shoqata e Bizneseve të Zubin Potokut.
Burime të tjetra të Koha.net kanë bërë të dituar se në Zubin Potok është mbajtur një takim i strukturave paralele serbe, nën drejtimin e Radenko Nedelkoviqit, dhe të të ashtuquajturve udhëheqës të komunave serbe në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, të cilët kanë kërkuar nga Shoqata e bizneseve që të dalin me këto pamflete dhe të shpallin EULEX-in si “persona non grata”. Po këto burime kanë theksuar se më 15 mars,
në Zubin Potok, është caktuar të mbahet një takim tjetër, në të cilin strukturat paralele serbe, të kryesuara nga i ashtuquajturi kryetar i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq. Në këtë takim pritet që të marrin vendim kundër patrullave të përbashkëta të policisë si dhe të kërkojnë heqjen e pikave kufitare si dhe
shpalljen në tërësi të pjesëtarëve të EULEX-it në veri “persona non grata”. Në të kundërtën ata theksojnë se për incidente ndaj pjesëtarëve të EULEX-it nuk do të marrin kurrfarë përgjegjësie, thonë burimet.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close