Publikuar me datën: Mon, Apr 26th, 2010

Serbët në Graçanicë përmes protestës kërkuan rikthimin e antenave

Graçanicë, 26 prill — Qindra serbë kanë protestuar sot, për rreth një orë, në qendër të Graçanicës, duke kërkuar urgjentisht zhbllokimin e telekomunikimit dhe zgjidhjen e problemit me antenat e operatorëve serbë të telefonisë mobile, të mënjanuara nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikimit.
Protesta ka kaluar e qetë, ndërsa është thënë se serbët nëpër enklava kanë mbetur të ngujuar dhe të izoluar pa asnjë mjet të komunikimit. Protesta ka filluar me ecjen e qytetarëve dhe pastaj ka pasuar me ndërprerjen e trafikut.
Protestuesit e kanë vënë në pikëpyetjet mundësinë e ekzistencës pa telekomunikim, ndërkaqRada Trajkoviq, drejtoreshë e Qendrës Mjekësore në Graçanicë ka thënë se qytetarët serbë mund edhe të vdesin nëpër shtëpitë e veta dhe të mos kenë mundësi të thirrjes së ambulancës.
Të brohoritura nga nxënës të shkollave të mesme, ndërprerja e rrjetit të komunikimit përmes telefonive ilegale serbe në Kosovë është cilësuar si “krim i radhës” së institucioneve të Kosovës ndaj serbëve nëpër enklava. 

Shefi i ashtuquajtur i Qarkut të Kosovës, Goran Arsiq, ka deklaruar më parë se protesta do të jetë porosi e qartë për autoritetet në Prishtinë se serbët nuk do të pranojnë kurrfarë shantazhi lidhur me telefoninë serbe.

Ndërkohë, nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikimit thuhet se antenat ilegale të telefonive të palicencuara në Kosovë do të mënjanohen, ndërsa pajisjet do të konfiskohen dhe të ruhen nëpër vende të caktuara.

Forca të shtuara të KFOR-it gjenden në dalje, përkatësisht në hyrje të Graçanicës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close