“Serbët e veriut nuk mund ta ndryshojnë vullnetin e popullit të Serbisë

Kryeministri dhe zëvendëskryeministri serb, Ivia Daçiq dhe Aleksandër Vuçiq, të përfshirë në bisedimet me Kosovën, kanë treguar hapur mospajtimet e veta përfaqësuesit e serbëve të veriut. Pas takimit që patën në Beograd në fillim të javës, zyrtarë të Qeverisë serbe kanë theksuar se Marrëveshja me Kosovën duhet respektuar dhe se referendum nuk do të ketë.
“Nëse Marrëveshjen me Prishtinën e nënshkruan dikush nga Qeveria dhe këtë e pranon Kuvendi, atëherë është e qartë se ajo duhet të zbatohet. Vetëm se kjo është çështje si ta bëjmë këtë me pajtim të popullit”, ka thënë B92 zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vuçiq i cili njohësish ka paralajmëruar se do ta vizitojë Kosovën më së largu gjatë javës së dytë të majit.
Duke folur për takimin që ka pasur me serbë nga Kosova, Vuçiq ka thënë se me ta nuk është arritur marrëveshje dhe se është e qartë se nuk ka vullnet për referendum edhe pse ka shtuar se “Beogradi nuk mund t’i ndryshojë serbët e veriut”. Vuçiq po ashtu ka thënë se “ca grupe margjinale në veri nuk mund të ndryshojnë vullnetin e popullit bë Serbi dhe nuk mund ta ndërrojnë Qeverinë në Beograd edhe Serbia e kupton frikën e tyre.