Publikuar me datën: Wed, Jun 13th, 2012

Serbët e veriut akuzojnë Stefanoviqin se ka pranuar Kosovën

Liderët e serbëve të veriut të Kosovës kanë reaguar ndaj akuzave të cilat Borko Stefanoviq, shef i deritashëm i ekipit serb në bisedimet me Kosovën, i ka bërë në adresë të këtyre liderëve.
Stefanoviq, duke komentuar lidhur me kritikat që liderët opozitarë dhe ata të veriut të Kosovës i kanë bërë procesit të dialogut të Serbisë me Kosovën, dhe marrëveshjeve të arritura, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “ata që mendojnë se ky është proces në të cilin Serbia mund të fitojmë zgjidhjet, cilat i ka pasur deri në vitin 1999, mashtrohen shumë”.
Ai ka theksuar se i vjen keq që “në Kosovë ka disa serbë që mendojnë se është e mundur që gjithçka të kthehet në vitin 1996 ose 1997”.
Marko Jakshiq, lider i serbëve të veriut, i ka hedhur poshtë pohimet e Stefanoviqit, duke thënë se serbët në veri janë të vetëdijshëm që gjërat nuk mund të kthehen sikurse kanë qenë në fundin e viteve të 90-a.
“E dimë të gjithë se gjendja nuk mund të kthehet sikur në vitin 1999. E dimë se ka pasur bombardime, dhe se këtu tashmë janë trupat e KFOR-it. E dimë se këtu është një gjendje tjetër dhe se 200 mijë i kanë braktisur këto hapësira”.
“Është e sigurt se ne një pjesë të madhe të gjithë kësaj nuk mund ta kthejmë prapa. Thjeshtë, sot nuk guxojmë dhe nuk duhet të bëjmë çfarëdo qoftë që e rëndon pozitën e serbëve. Por, natyrisht, nuk guxojmë as që me veprime të heshtura ta pranojmë shtetin e Kosovës. Ndërkaq, mu këtë e ka bërë Borko Stefanoviq”, shprehet Jakshiq për Radion Evropa e Lirë.
Ndaj akuzave të Stefanoviqit, ka reaguar edhe Millan Ivanoviq, drejtues i Këshillit Kombëtar Serb.
Ai thotë se serbët në veri janë të vetëdijshëm se nuk mund ta kthejnë situatën sikurse ka qenë në fund të viteve 90.
Sipas tij, pohimet e Stefanoviqit se në veri “institucionet, infrastruktura dhe shërbimet komunale, janë krejtësisht të shkatërruara”, nuk qëndrojnë.
Stefanoviq porosit serbët: “S’ka kthim në vitet e 90-ta”
“Është e sigurt se koha nuk mund të kthehet prapa. Por, në veri të Kosovës ekzistojnë institucione përgjegjëse të shtetit të Serbisë. Ekzistojnë institucione të vetëqeverisjes lokale, institucione të sistemit shëndetësor, të arsimit dhe shumë të tjera”.
“Këto institucione nuk janë ish-institucione, të shkatërruara dhe që nuk funksionojnë. Por, ato janë institucione që janë në funksion të plotë dhe të cilat janë kusht për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, thekson Ivanoviq, duke shtuar se deklaratat e Stefanoviqit janë të pabaza, jo legjitime dhe pa domethënie.
Ndryshe, Stefanoviq, ka deklaruar se liderët serbë të veriut po e fshehin nga opinioni situatën reale të krijuar në veri të Kosovës, sepse, siç ka thënë ai “pozitat e tyre, pozitat që privilegjojnë dhe pozitat në krim, dëshirojnë t’i ruajnë me çdo kusht të mundshëm”.
Ndërkaq, Ivanoviq, thotë se Stefanoviq, nuk ka asnjë bazë për akuzat të cilat ua drejton liderëve serbë të veriut të Kosovës.
Sipas tij, Stefanoviq po i imiton veprimet e, siç i quan ai, krerëve shqiptarë.

“Nuk ka bazë për akuza të tilla. Diçka e tillë është tentim i vjetër i krerëve shqiptarë, që ta shfaqin veriun e Kosovës si mjedis kriminal. Tash, Stefanoviqi, po tenton që me këtë formë, si një jehonë e deklaratave të shqiptarëve dhe mentorëve të tyre, të baltosë serbët”.
“Stefanoviq po sillet si një ‘tip’ në politikë dhe po tenton t’i akuzojë ata që po luftojnë për ruajtjen e Kosovës dhe të cilët me të drejtë e thonë se politika e tij ka qenë kundër-serbe dhe kundër- kushtetuese”, thotë Ivanoviq.
Sidoqoftë, të dy këta liderë serbë të veriut vlerësojnë se serbët në veri nuk do t’i pranojnë marrëveshjet e arritura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përderisa Gjykata Kushtetuese e Serbisë nuk i shpall ato si marrëveshje të vlefshme, që nuk e cenojnë Kushtetutën serbe.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close