Publikuar me datën: Tue, Jul 3rd, 2012

Serbët bllokuan rrugët në veri të Kosovës

(E plotësuar) Ndërkohë, korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Mitrovica raporton se serbët në të katër komunat në veriun e Kosovës kanë dalë për të protestuar kundër institucioneve të Kosovës në këtë pjesë të vendit. Mbajtjen e protestave në Mitrovicë, Rudare të Zvecanit, Zubin Potok dhe Leposaviq e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në Mitriovicë.

Në disa vende në veriun e Kosovës qindra serbë, pra në numër të vogël, janë duke protestuar, ka thënë policia në Mitrovicë. Në anën tjetër burime te gazetës nga veriu i vendit kanë njoftuar se serbët të organizuar nga strukturat paralele të tyre dhe grupet radikale, që kanë përkrahjen e presidentit të ri serb, Tomisllav Nikoliq, që nga ora 09:00 deri në orën 11:00 do të protestojnë kundër institucioneve të Kosovës në veri të vendit.

Thirrjes të strukturave paralele për protestë iu kanë bashkëngjitur shumë pakë qytetarë, kanë njoftuar këto burime. Në veri të Mitrovicës përballë urës kryesore janë tubuar rreth 100 persona, të cilët të qetë janë duke protestuar, ndërsa komunikacioni zhvillohet normalisht. Në anën tjetër në fshatin Rudare të Zveçanit, në afërsi të kryqit të vendosuar në magjistralen e Ibrit, janë duke protestuar po ashtu rreth 100 persona.

Po këto burime kanë njoftuar se edhe në Leposaviq dhe Zubin Potok janë duke protestuar disa serbë. Bëhet fjalë për më pakë se nga 100 veta, citon “Koha’’ burimet. Burimi i gazetës mirë i informuar ka shtuar se strukturat paralele serbe, pra të ashtuquajturit kryetarë të 4 komunave në veri të Kosovës, janë shumë të indinjuar me pjesëmarrjen e vogël të protestuesve.

Kryetarët, edhe pse në fillim kanë dalë në protesta, pohohet se janë larguar menjëherë nga to për shkak të pjesëmarrjes së vogël  të qytetarëve serbë në to. Serbet gjithashtu janë duke protestuar edhe kundër konfiskimit dhe vendosjes së targave të reja në makinat e tyre KS apo RKS. Burime të gazetës nga forca e sigurisë ndërkombëtare në Kosovë, KFOR dhe EULEX, kanë njoftuar se këto struktura janë të vendosura të respektojë lirinë e lëvizjes.

Nuk do të lejojmë që pa marrë parasysh kush do të jenë ata persona apo grupe, që të bllokojnë rrugët apo të vendosin barrikada në to. Së shpejti të gjitha rrugët në tërë territorin e Kosovës do të jenë të lira për qarkullim. Për këtë mision ne jemi në Kosovë, i ka deklaruar “Kohës Ditore” zyrtarë ndërkombëtarë në këtë pjesë të vendit.  Protestat për momentin janë të qeta dhe deri më tani nuk është shënuar asnjë incident.

Agjencia serbe e lajmeve, B92, ka bërë të ditur se sot në orën nëntë serbët kanë bllokuar të gjitha drejtimet kryesore të rrugëve në komunat Zveçan, Mitrovicë, Zubin Potok dhe Leposaviq. Bllokada pohohet se do të zgjasë së paku një orë. Rruga magjistrale Mitrovicë – Ribariq (në drejtim të Novi pazarit) është bllokuar në Zupç, por janë të bllokuara edhe drejtimet Prishtinë – Rashkë në Rudar të komunës së Zveçanit dhe po ky drejtim rrugor është i bllokuar edhe në disa lokacione në Leposaviq.

Rreth orës nëntë serbët janë mbledhur edhe te ura kryesore e Ibrit në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërsa brenda qyetit janë bllokuar edhe disa rrugë të tjera.Në Graçanicë në orën 13 është paralajmëruar një protestë për shkak të, siç thuhet, nivelit të përkeqësuar të të drejtave njerëzore të pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë.

Protesta do të zhvillohet edhe për shkak të përdorimit të forcës së tepruar dhe të brutalitetit të policisë së Kosovës, e manifestuar gjatë kremtimit të Vidovdanit, citohen të kenë thënë organizatorët e protestës Rrjeti Kosovar Strategjik – Aksional – KSAM, që përbëhet nga 90 OJQ serbe nga Kosova.

B92 citon të ashtuquajturin kryeshef të Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, se serbët me këtë protestë në veri të Kosovës duan t’i dërgojnë mesazh bashkësisë ndërkombëtare dhe Prishtinës se nuk i duan institucionet e Kosovës.
“Populli që ka dalë në temperatura më të larta se 30 gradë është i vendosur, unik dhe i armatosur me durim e urti dhe do të qëndrojmë deri në fund”, citohet Nedelkoviqi.

Mitrovicë, 3 korrik – 09:55 – Serbët në pjesën veriore të Kosovës janë mbledhur sot në disa lokacione dhe kanë bllokuar rrugët, njoftuan para pak çastesh mediat serbe. Sipas këtyre burimeve, ata në këtë mënyrë kanë dhënë mesazhin se nuk dëshirojnë integrimin në shoqërinë kosovare dhe se nuk pranojnë insitutucionet e Kosovës, në këtë pjesë të vendit, njofton Tanjug.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close