Publikuar me datën: Thu, Sep 15th, 2011

Serbët bllokojnë urën kryesore mbi Ibër dhe tërë veriun e vendit

Mitrovicë, 15 shtator-Strukturat paralele dhe kriminale serbe e të përkrahura nga Qeveria e Beogradit të mërkurën pak para mesnatës kanë bllokuar urën kryesore mbi lumen ‘Ibërë’. Këtu grupe kanë hedhur 4 kamion me rënë në hyrjen veriore të urës, ata kanë tentuar të bllokojnë edhe rrugën në Suhodoll por një gjë të tillë nuk e kanë lejuar banorët shqiptarë.  Me bllokimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, këto struktura kriminale dhe ilegale kanë futur tërë veriun e Kosovës në duart e tyre. Grupet serbe, pak para mesnate kanë bllokuar urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ata së pari kanë thyer kamerat e sigurisë, që ishin të vendosura në urë dhe më pastaj kanë shkarkuar disa kamionë me zhavorr për të ndaluar qarkullimin e plotë. Pas kësaj serbe disa herë kanë shti me armë zjarri në shenjë gëzimi për bllokimin e urës. Gjatë kohës kur ka ndodhur shkarkimi i zhavorrit nga kamionët, karabinierët italianë të cilët kanë qenë prezentë në cepin verior të urës, janë tërhequr në pjesën jugore të qytetit. Aksioni ka zgjatur më pak se pesë minuta, ndërkohë që është organizuar nga pjesëtarë të MUP-it serb dhe të mbrojtjes territoriale serbe, para fillimit të aksionit serbet kanë ndaluar rrymën për disa minuta në veri kanë thënë burimet të Koha Ditore.
Gjithashtu serbet kanë tentuar pas mesnatës të bllokojnë edhe rrugën për në Suhodoll rreth 100 metra  përtej zonës së ‘Tre rrokaqiejve’, por kanë hasur në rezistencë të banorëve shqiptarë nga fshati Suhodoll të cilët i kanë penguar dhe serbet janë detyruar të zmbrapsen. Shkarkimi i zhavorrit pranë urës është realizuar nga 4 kamionë me ngjyrë të bardhë,pronar I së cilëve është kryekapoja I veriut Zvonko Veselinoviq, automjetet kanë qenë pa targa ndërsa që në dyert e tyre shkruante EURO-KOP. Pas bllokim të urës në të janë vendosuar forca të KFOR-it dhe policisë.  Burime ndërkombëtare të gazetës me kushtë të anonimitetit kanë theksuar se Institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare kanë pasuar një informacion mbi bllokim e urës kryesore nga strukturat paralele por këto organizma nuk kanë marruar asnjë mas që kjo të mos ndodhë. Po ashtu edhe dy magjistralet e veriut të vendit atë të Adriatikut dhe të Ibrit.
Në afërsi të barrikadave në Zupç e në Rudare janë vërejtur njerëz të armatosur.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close