Semundja e Gutes

Guta eshte nje infiamacion I artikulacioneve qe prek mbi gjysem milioni njerez vetem ne Shtete e Bashkuara te Amerikes.Personat e prekur kane dhimbje dhe entje te artikulacioneve.Ne qofte se nuk kurohen ataket e kesaj semundjeje behen me te shpeshta e me te dhimbshme.Ne qofte se kurohen ne kohe, atehere mund te parandalohet perkeqesimi dhemund te mbahen nen kontroll dhimbjet. Struktura e trupit te njeriut eshte formuar nga 206 kocka.Pjesa lidhese mes dy kockash quhet artikulacion.Neper artikulacione, kockat jane te mbuluara nga nje ind qe quhet kartilagjen,ndersa brenda artikulacionit kalon nje leng transparent,lengu sinovial. Ky leng ben te mundur qe artikulacioni te leviz ne menyre te rreshqitshme dmth pa ndonje force ferkimi.Kur indet e nje artikulacioni jane te demtuara ose jane te prekura nga ndonje semundje atehere ato fryhen,skuqen,jane te nxehte dhe mund te japin shume dhimbje. Kjo do te thote se kemi te bejme me infiamacion te artikulacioneve ose si quhet thjesht artrit.Ka mbi 100 lloje artitesh. Guta eshte nje nder to dhe prek nje pacient nder 20 nga te prekurit me artrit.Guta eshte semundje qe shkatohet nga akumulimi I kristaleve te acidit urik.
Shkaqet metabolike: Purina eshte nje perberje kimike qe gjendet ne te gjitha qelizat e organizmit te njeriut,kur qelizat ndahen dhe shumefishohen ato shperbejne purine dhe perdorin perberje te tjera qe dalin prej saj.Purina ne perqindje te larte, eliminohet me ane te urines nen formen e acidit urik.Ka raste qe nivelet e acidit urik ne gjak jane te larta dhe atehere flasim per iperuricemi.Acidi urik I tepert formon kristale ashtu sic ndodh kur ne nje gote hedhim pak uje e kripe,fillimisht kripa tretet por po shtuam akoma kripe ajo formon kristale.Kristalet e acidit urik mund te vihen re shume mire ne mikroskop.Ne disa persona akumulimi I ketyre kristaleve behet ne artikulacione, ndersa ne te tjere mund te shihen depozitime te acidit urik nenlekure duke formuar nje mase te dukshme dhe te prekshme dhe nga jashte artikulacionit qe quhet TOFO. Kristalet e acidit urik ne teprice mund te depozitohet dhe te veshkat duke formuar ato qe quhen guret ne veshka.
Faktore risku: Guta prek 840/10000 persona dhe kryesisht meshkuj. Ka persona qe jane me te predispozuar ne akumulimin e acidit urik, pasi ka faktore gjenetik qe ndikojne( semundje gjenetike te trashegueshme qe lidhen me akumulimin e ketij acidi ne gjak).Gjithashtu dhe nje diete e pasur me purine con ne kete semundje. Kryesisht organet si veshka apo melcia e truri I kafsheve kane perqindje te larte purine prandaj kujdes me konsumimin e tyre!! Perdorimi I alkolit gjithashtu ndikon ne mos eliminin e acidit dhe akumulimin e tij ne gjak. Mbipesha tjeter faktore risku.Gjithashtu dhe shume ilace;duke filluar qe nga aspirina dhe diuretiket .KUJDES NE PERDORIMIN E ILACEVE!!!
Sintomat: Sintomat shfaqen rreth te dyzetave.Iperurecemia nuk shkakton sintoma,por akumulimi I kristaleve te acidit urik neper organe si veshkat ,ne artikulacione apo nen lekure con ne shfaqjen e sintomave.Nder sintomat e para jane dhimbje artikulacionesh( ku me te prekurat jane kocka e gjurit,kavilia,pulset,gishtat,berrylat etj,) skuqje frurje e tyre dhe nqs veme doren ndjejme nxehtesi. Ataket e gotes zgjasin pak dite dhe sherohen pa terapi,por me kalimin e kohes mund te zgjasin me shume e te shkaktojne dhimbje te medha .Ne kete rast eshte e rendesishme nderhyrja farmakologjike.
Terapia: Zakonisht mjeket keshillojne paracetamolin (TAKIPIRINE) per te qetesuar dhimbjen dhe allopurinolin. ASPIRINA ESHTE RREPTESISHT E NDALUAR!!
Shkruar nga dr. Gerta Sinaimeri