Publikuar me datën: Sat, Apr 30th, 2011

Sejdiu: LDK-ja as pozitë, as opozitë

Prishtinë, 30 prill- Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, konsideron se Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht është në një pozicion të papërcaktuar politik. Nuk dihet nëse është opozitë apo është pjesë e koalicionit qeverisës. Kjo gjendje, sipas tij, është krijuar nga momenti kur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka vënë nënshkrimin në “marrëveshjen e panatyrshme politike” për tejkalimin e ngërçit politik, i cili ishte krijuar me rastin e largimit të Behgjet Pacollit nga Presidenca. Në intervistën e parë që i ka dhënë një mediumi të shkruar pas zgjedhjeve të parakohshme, kryetari i nderit i LDK-së thotë se PDK-ja dhe Koalicioni për Kosovë të Re mund të ndihen rehatshëm gjatë ushtrimit të mandatit qeverisës për arsye se kanë marrë mbështetjen e partisë që mëton të jetë lidere e opozitës.
Sejdiu shprehet i bindur se LDK-ja sot do të ishte në Qeveri, sikur Mustafa të hynte në koalicion parazgjedhor me AAK-në.
Thotë se e ka edhe përgjigjen pse nuk është arritur një koalicion i tillë, mirëpo nuk parapëlqen ta tregojë në këtë kohë.
Njeriu që e ka udhëhequr shtetin për afro pesë vjet është i gatshëm që të angazhohet në projekte shtetërore, mirëpo e pranon se deri tash nuk i është kërkuar një gjë e tillë nga Qeveria. Sidoqoftë, ai e lë të hapur mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale t’i nënshtrohet vullnetit të drejtpërdrejtë të qytetarëve, për t’u kthyer në postin më të lartë të shtetit. Në intervistë Sejdiu mohon të ketë pasur ndonjë bashkëpunim me SHIK-un, qoftë të drejtpërdrejtë, qoftë përmes këshilltarëve të tij. Mohon të ketë pasur kontakte edhe me Ramë Marajn, edhe pse e di që ai ka qenë këshilltar për siguri i presidentit Ibrahim Rugova. Në mënyrë të prerë ai thotë se gjatë kohës kur e ka drejtuar LDK-në, kjo parti nuk ka pasur shërbim sekret të saj. Por nuk garanton asgjë për kohën tjetër. Ai është optimist se një ditë do të arrijë t’i hedhë në letër të gjitha përjetimet që i ka kaluar gjatë karrierës politike.
Intervistën e plotë lexojeni sot në gazetën “Koha Ditore”

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close