Publikuar me datën: Fri, Jun 11th, 2010

Sejdiu: Kosova 11 vjet pas, një rrëfim suksesi

Prishtinë, 11 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, deklaroi të premten se 12 qershori është datë e rëndësishme e historisë sonë, që simbolizon fundin e shtypjes së popullit të Kosovës nga një regjim brutal dhe agun e shpresës për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Ai këto komente i bëri në manifestimin solemn kushtuar 12 Qershorit, Ditës së Lirisë ku merrnin pjesë zyrtarë të lartë të institucioneve vendore dhe të atyre ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Presidenti me këtë rast tha se edhe në këtë përvjetor, ne përulemi para kujtimit për të gjithë ata që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.

“Falënderojmë të gjitha vendet që na ndihmuan në ditët më të vështira të historisë sonë, SHBA-të, vendet e Bashkimit Evropian, si dhe të gjitha vendet e tjera, të cilat duke ndërhyrë në Kosovë, jo vetëm që e shpëtuan popullin e Kosovës nga rreziku i zhbërjes fizike, por hapën një kaptinë të re në historinë e Aleancës Veriatlantike dhe të botës mbarë”, tha ai.

Sipas tij, shpëtimi i popullit të Kosovës nga gjenocidi i forcave të Milosevic-it, pa dyshim, paraqet veprimin më të madh që ka ndërmarrë bota demokratike në emër të humanizmit dhe të lirisë.

Sipas njoftimit për media të Zyrës së Presidencës në fjalimin e tij Sejdiu deklaroi se ndërhyrja në Kosovë shënoi fundin e një regjimi kriminal dhe lindjen e një epoke të re për gjithë këtë pjesë të Evropës Juglindore, tradicionalisht të trazuar nga konfliktet dhe apetitet hegjemoniste.

“Republika e Kosovës është njohur nga 69 shtete anekënd botës. Kemi krijuar një diplomaci të re dhe solide, e cila po e përfaqëson me përgjegjësi vendin tonë në botë, ndërkohë, përpjekjet tona dhe të miqve tanë për sigurimin e njohjeve të reja nuk kanë reshtur asnjëherë”, tha presidenti i vendit dhe shtoi se pritet që rezultatet e gjithë këtij angazhimi të shihen shpejt, mbase pas publikimit të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Siç e kemi theksuar, argumentet e Kosovës për pavarësinë janë të fuqishme dhe ne presim që mendimi i kësaj gjykate t’i heqë përfundimisht dilemat e vendeve që ende po hezitojnë ta njohin shtetin më të ri në botë, Republikën e Kosovës”, vlerësoi kreu i shtetit.

Sipas tij, me gjithë vështirësitë normale që e karakterizojnë një shtet të porsalindur, në tablonë e saj të përgjithshme, Kosova ka qenë dhe mbetet një rrëfim suksesi. Ai tha se e tillë do të mbetet edhe në të ardhmen dhe se janë të vendosur që të ballafaqohen pa hezitim me të gjitha dukuritë e liga, të cilat e prishin imazhin e vendit.

“Në këtë kontekst, lufta kundër korrupsionit ka mbështetjen tonë të plotë, ndaj inkurajojmë institucionet e drejtësisë që ta luftojnë pa kompromis çdo akt apo veprimtari që bie ndesh me ligjin”, tha ai.

Sejdiu deklaroi se të bindur se do të kemi edhe më tej përkrahjen e vendeve të BE-së dhe NATO-s, beson fuqishëm se Kosova do t’i plotësojë të gjitha standardet që kërkohen për aderim në këto institucione, por edhe në institucionet e tjera të rëndësishme ndërkombëtare, duke përfshirë edhe vetë OKB-në.

Ndërkaq ai tha se si për koincidencë, ky takim po ndodh në ditën kur e gjithë bota ka drejtuar sytë drejt Afrikës së Jugut, ku sot solemnisht fillon ngjarja me e madhe sportive e botës, Kampionati botëror në futboll.

“Me këtë rast, uroj që kombëtaret tuaja në këtë garë, t’ju dhurojnë sa më shumë suksese dhe paraqitje të mira”, tha ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close