Publikuar me datën: Mon, Jun 21st, 2010

Sejdiu e Thaçi askujt nuk i kërkojnë dorëheqje

Prishtinë, 21 qershor – Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi nuk e dinë nëse duhet kërkuar dorëheqja e zyrtarëve shtetërorë që janë duke u hetuar nga EULEX-i, shkruan sot “Koha Ditore”. Dy liderët kosovarë nuk kanë dashur të japin qëndrimet e tyre, nëse largimi nga përgjegjësia i zyrtarëve që po hetohen do t’i ndihmonte hetimet nga ana e EULEX-it.
Përderisa kryeministri Thaçi ka thënë se qeveria e tij ka mbështetjen e Brukselit, presidenti Sejdiu ka thënë se dorëheqja është çështje morale e çdokujt, ndërkaq ka kërkuar që procesi i hetimeve të nisura të vërtetohet. Përfaqësuesi ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, në një interviste për “Kohën Ditore”, ka thënë ditë më parë se “në demokraci ata që janë duke u hetuar japin dorëheqje”.
Të dy liderët kosovarë gjatë kthimeve të tyre nga Malavi dhe Belgjika, në dy paraqitje të ndara në Aeroportin e Prishtinës, kanë refuzuar komentimin e drejtpërdrejtë të deklaratave të Feithit.
Presidenti Sejdiu ka thënë se nuk dëshiron të përzihet në çështjet e vendimeve morale, siç është dorëheqja.
“Nuk lidhem me çështje morale të vendimeve të njerëzve për çështjet që kanë ndodhur, është çështje e vendimeve të secilit veç e veç. Por, paralelisht them se është e rëndësishme që të vërtetohet ajo që është iniciuar”, ka thënë presidenti Sejdiu, pas kthimit nga Malavi.
Sipas tij, institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë në bazë të kushtetutës.
“Unë jap atë përgjigje që kam dhënë edhe më herët. Është çështje e veprimit mbi bazën e kushtetutës të secilit institucion. Në këtë rast nëse keni adresime të drejtpërdrejta është çështje e gjyqësorit dhe sistemit prokurorial të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Sejdiu.
Edhe shefi i Qeverisë, Hashim Thaçi, nuk ka pranuar të japë përgjigje të drejtpërdrejtë, nëse në agjendën e tij planifikohet largimi i ndonjërit nga zyrtarët e qeverisë së tij që po hetohen nga EULEX-i.
“Kam marrë mbështetje të gjithanshme të Brukselit në agjendën të cilën e kam përpara me vizionin të cilin e kam prezantuar. Është një mbështetje për progresin e arritur në Kosovë nga Brukseli për vazhdimin e qeverisjes së mirë dhe të sundimit të ligjit, të angazhimeve tona shtesë që kemi integruese dhe në të njëjtën kohë dua të potencoj se si kurrë ndonjëherë në këto dy vjet kemi një mbështetje të fuqishme dhe unike nga Brukseli për institucionet e Kosovës”, ka thënë Thaçi, pas kthimit të tij nga Brukseli.
I pyetur nëse do të shkarkojë ministrat që po hetohen, Thaçi ka përsëritur se ka “mbështetjen e Brukselit për hapat që po i ndërmerr”.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, shefi i ICO-së, Pieter Feith, ka thënë ditë më parë se i takon kryeministrit të vendosë nëse duhet kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve që po hetohen, mirëpo ka një traditë.
“I takon kryeministrit kjo çështje, mirëpo ka një traditë në demokraci që në një pikë, nëse ka hetime apo aktakuzë, ministri duhet të japë dorëheqje”.
Ndonëse nuk i ka kursyer lëvdatat për Qeverinë dhe institucionet e Kosovës, Feith në këtë intervistë ka pranuar se zyrtarët kosovarë, pas bastisjeve në MTPT kanë bërë disa deklarata “rreth mënyrës së veprimit të EULEX-it, apo rreth kualitetit të provave të EULEX-it”.
“Është gabim që të mendohet se kualiteti i provave është diçka që mund të debatohet publikisht. Është çështje e gjykatësit që të vendosë nëse ka kualitet. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që në demokraci ka një ndarje të pushtetit. Ka ndarje mes pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe drejtësisë”, ka thënë Feith.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close