Publikuar me datën: Sun, Nov 7th, 2010

Sejdiu dhe Mustafa kandidatë për kryetar të LDK-së

Prishtinë, 7 nëntor (E plotësuar)–  Që në fillim të  punës së Kuvendit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që po mbahet sot në Prishtinë, u eliminua dilema e kahershme se kusht do të jetë kandidat për kreun e partisë. Sabri Hamiti, i cili kryesonte mbledhjen e Kuvendit  paralajmëroi delegatët se kandidatë  zyrtarë për kryetarë të LDK-së janë Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa. Kuvendin e VII Zgjedhor të LDK-së e ka hapur kryetari aktual i LDK-së, Fatmir Sejdiu. Në momentin e prezantimit të emrave të kandidatëve shumë delegatë kanë brohoritur për Isa Mustafën.

Sejdiu ka paraqitur ekipi udhëheqës të Kuvendit Zgjedhor, i cili përbëhet nga Sabri Hamiti, Lirie Kajtazi, Eqrem Kryeziu, Lutfi Haziri, Isa Mustafa, Gazmend Muhaxheri e Fatmir Sejdiu.
Në Kuvendin e VII Zgjedhor të LDK-së nuk po marrin pjesë Bujar Bukoshi, i cili bashkë me Ukë Rugovën, të birin e preisdentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, ditë më parë publikuan Listën “LDK – Ibrahim Rugova”.
Pjesa e parë e Kuvendit ishte e hapur për publikun dhe u transmetua direkt në televizionin publik të Kosovës, ndërsa siç njoftohet, pjesa vijuese e Kuvendit do të jetë e mbyllur.

Në fjalimin e tij para delegatëve të partisë, Fatmir Sejdiu ka thënë se LDK-ja kombinon fuqishëm traditën dhe modernen. “Unë personalisht isha i sulmuar me qëllim të dobësimit të LDK-së, por kjo vetëm se do ta forcojë këtë parti” është shprehur  Sejdiu. Ai u ka bërë thirrje bashkëveprimtarëve të LDK-së që kanë braktisur këtë parti që të bashkohen për një qëllim, për fitore. Nënkryetarja e LDK-së, Nekibe Kelmendi, për shkaqe shëndetësore nuk po merr pjesë në kuvendin VII të partisë.
 Mysafir në kuvendin e 7 zgjedhor të LDK-së janë, ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, nënkryetari i parë i AAK-së Blerim Shala dhe Zef Morina, kryetari i PSDI-së. Para delegatëve të LDK-së, Blerim Shala ka thënë se Kosovës i duhet një lidhje Demokratike e fortë. Ju dëshiroj sukses dhe besoj se do të dini të gjeni mënyrën më të mirë për të ecur përpara. Kuvendin e përshëndeti edhe Zef Morina.

Pjesa e dytë e Kuvendit ka filluar pas një pauze të shkurtër me dyer të mbyllura. Megjithatë, sipas burimeve të kohëpaskohshme, që dalin nga Kuvendi, mësohet se që të dy kandidatët kanë paraqitur para delegatëve programin e tyre rreth vizioneve për të udhëhequr partinë, ndërsa në fund të fjalës së tyre, ata kanë i kanë shtrënguar duart njëri tjetrit për të treguar para delegatëve unitetin në parti.
Sipas njoftimeve, 359 delegatët e Kuvendit, prezentë në këtë mbledhje, tashmë kanë nisur votimin për kryetar të LDK-së. Votimi po mbahet me vota të fshehta, dhe për pak qaste do të përfundojë dhe në ndërkohë pas numërimit të vota do të dihet se kush do të jetë në krye të LDK-së, Fatmir Sejdiu, apo Isa Mustafa.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close