Së shpejti shtëpia muze e Hasan Tahsinit

Tiranë, 17 prill – U promovua sot libri me titull Profesor Hasan Tahsini ku trajtohet njëri prej figurave më të ndritura të shqiptarëve të Çamërisë dhe të Rilindjes shqiptare shkruar nga doktor Laurent Bica. I pranishëm në promovim ishte dhe kreyetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi i cili pasi shprehu vlerësimet e tij për këtë ideolog të Rilindjes njoftoi dhe projektin e ndërtimit të një shtëpie muze për të.
“Hasan Tahsini ishte jo thjesht ideolog i Rilindjes sonë , por ideologu i ideologëve të Rilindjes. Ne i kemi kërkuar qeverisë shqiptare dhënien e fondeve për ribërjen e shtëpisë muze të Hasan Tahsinit, fondet janë dhënë dhe ne tashmë po bëjmë projektin” u shpreh Idrizi.
Gjatë fjalës së tij, Idrizi njoftoi se PDU, është e vendosur në kërkesën e saj, për ngritjen e varrezave monumentale në fshatin Kllogjer, për respektimin e 2600 viktimave të pafajshme.
“Po kaq e fortë ka qenë kërkesa jonë për ngritjen e varrezave monumentale në fshatin Kllogjer. Ne nuk mund të harrojmë, është pjesë e kulturës, është pjesë e memories sonë.” tha Idrizi.