Publikuar me datën: Mon, Aug 1st, 2011

Schwarz-Schilling: Serbia, shtet nxitësh trazirash

Berlin, 1 gusht – Serbia përpiqet të dëmtojë pavarësinë e Kosovës dhe i krijon pengesa vetvetes në rrugën drejt BE-së, thotë në intervistë për Radion gjermane “Deutschlandfunk” ish-përfaqësuesi i OKB-së për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schwarz-Schilling.

“Evropa vet nuk po gjen një gjuhë të qartë kundrejt Serbisë. Nisur nga shmangia e pesë kombeve në Evropë, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, Evropa ngurron dhe veçanërisht ministrja e Jashtme, duke mos gjetur një gjuhë të qartë. Kjo pasi një qëndrim i qartë duhet të mbështetet nga të gjitha kombet”, thotë Schwarz-Schilling në intervistën për “Deutschlandfunk”, që e transmeton DW.

Ai e konsideron si një gabim shumë të madh faktin që Komisioni i BE-së, e në radhë të parë BE-ja, nuk ka shprehur një gjykim të qartë menjëherë pas publikimit të dokumentit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me çështjen e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Kjo nuk ka ndodhur. Nëse do të mbahej një qëndrim i qartë, atëherë do të duhej që menjëherë të bisedohej me të pesë vendet dhe të gjendej një rrugë për tre muajt e ardhshëm, që t’i jepej fund bllokadës së këtyre vendeve ndaj politikës së mëtejshme kundrejt Serbisë”, thekson Schwarz-Schilling.

Schwarz-Schilling thotë se për Evropën, kjo gjendje është normale. Sipas tij, nëse diçka nuk është e qartë në Evropë, atëherë ajo lihet mënjanë. Ai përmend rastin e Qipros, të Bosnjë-Hercegovinës dhe thekson se një qëndrim i tillë (evropian) shihet kudo në rastin e Ballkanit, ndaj, sipas tij, edhe amerikanët gjithnjë e më shumë po shprehin pakënaqësi, që evropianët nuk janë në gjendje të vendosin një farë rendi në rajonin e tyre.

“Sipas kritereve të sistemit të së drejtës, ajo që po ndodh tani është e padrejtë. Kjo ka të bëjë si me bllokadën e doganave, ashtu edhe me situatën, që kosovarët me pasaportat e tyre nuk mund të shkojnë më tutje, por është edhe situata e qarkullimit jo normalisht të mallrave në kufirin serbo-kosovar”, thekson Schwarz-Schilling, duke shtuar se kjo nënkupton se thjeshtë “përmes shkeljeve dhe kundërthënieve nga pala serbe po ndiqen qëllime të qarta, në mënyrë që ku të jetë e mundur të minohet pavarësia e Kosovës”.

Diplomati gjerman, Schwarz-Schilling, shtetin e Serbisë, që sipas tij, ndërmerr veprime të padrejta, e konsideron si një shtet “nxitës trazirash në të gjithë rajonin”.

Ai thotë se nuk është realiste që përpjekjet për ta pranuar Serbinë në BE përpara Bosnjës, Kosovës dhe Shqipërisë!

Megjithatë, ai mendon se nuk duhet të imponohet një situatë ku Serbia do të duhej të zgjidhte në mes të Kosovës dhe BE-së.

“Unë do të dëshiroja, që politika e jashtme, edhe në Gjermani, të flasë qartë. Plani i Ahtisaarit është realizuar me mandatin e OKB-së, është realizuar me mandatin e BE-së, gjithçka është pranuar dhe gjithçka është bllokuar vazhdimisht nga Serbia. Unë mendoj, se konform kësaj edhe gjuha ndaj Serbisë duhet të jetë e prerë dhe e qartë”, ka theksuar për fund, diplomati gjerman, Christian Schwarz-Schilling.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close