Schulz i palëkundur për nevojën e njohjes së ndërsjellë të Beogradit dhe Prishtinës

Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, mbetet i palëkundur në deklaratën e tij për nevojën e njohjes së ndërsjellë të Beogradit dhe Prishtinës, si kusht që Serbia të pranohet në Bashkimin Evropian, thuhet në një deklaratë për media të kryeparlamentarit evropian.
“Kryetari i Parlamentit Evropian nuk dëshiron të komentojë çfarë flasin të tjerët për këtë çështje. Në deklaratën e tij, zoti Schulz ka thënë atë që është e qartë. Kryetari e sheh fatin e Kosovës dhe të Serbisë si anëtare të ardhshme të Bashkimit Evropian”, citon “Deutsche Welle” sqarimin e kabinetit të Schulzit. Këtë deklaratë Schulz e bëri një ditë më parë, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, ndërsa e përgënjeshtroi disa orë më vonë komisionari evropian për zgjerim, Stefan Fule, duke saktësuar se nuk bëhet fjalë për nevojën e njohjes, por për normalizimin e raporteve me Kosovën. Schulz është zyrtari i parë evropian, i cili e ka bërë të qartë se njohja e ndërsjellë e Serbisë dhe Kosovës nga njëra-tjetra, është kushti kryesor për pranim në Bashkimin Evropian