Sanxhaku kërkon autonomi

Novi Pazar, 2 shtator – Kryeimami i Sanxhakut, Muamer Zukorlliq, i ulur në një kolltuk prej druri të shkruar ashtu siç është tërë ambienti në Bashkësisë Islame në qendrën e Sanxhakut, në Novi-Pazar, thotë se Beogradi është duke mohuar të drejtat e boshnjakëve që jetojnë në këtë zonë. Jeton në hierarki me njerëzit e tij dhe Beogradin e quan “regjim”. Është i vendosur ta formojë Sanxhakun sërish si zonë të veçantë dhe të kërkojë autonominë për myslimanët. Nëse nuk jepet me dialog, thotë se do të shpallet njëanshëm. Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Boshnjakëve kanë krijuar probleme në Novi-Pazar dhe tensionet janë ngritur dukshëm. Organet serbe ia kanë mohuar konstituimin e këtij këshilli, pasi është ndryshuar rregullorja e formimit të tij nga shumica në dy të tretat e deputetëve të këshillit. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë para seancës konstituive dhe Zukrolliq, si fitues i shumicës në këto zgjedhje e ka krijuar këtë organ, por rezultati nuk është fituar. Partitë politike boshnjake thonë se Zukrolliq ka ambicie politike dhe një fushatë të mirë për vetveten. Por, ata të gjithë kanë marrë më pak vota sesa një lëvizje e qytetarëve, të cilën e ka kryesuar kryeimami, e që ka fituar 49 për qind të votave. Megjithatë, askush nuk e mohon se kryeimami ka të drejtë në shumë ankesa që i parashtron. Thonë se thjesht është njeriu i gabuar. Por, ai nuk heq dorë. I ka dërguar porosi Beogradit se nëse luan me zjarrin do të digjet gjithçka. “Ne kemi formuar një grup punues për hartimin e planit për autonomi. Plani B është shpallja e njëanshme”