Sadriu: Vrasja e djalit tim ishte e porositur

Shaban Sadriu. i moshës 18 vjeçare, është plagosur nga persona të panjohur më 6 gushtë të viti 2012, ndërsa më 19 nëntor 2012 ka vdekur në QKUK. Prindi i tij Selami Sadriu thotë për rajonipress se as policia e as prokuroria asnjë hetim nuk e kanë zhvilluar e as nuk kanë marrë në pyetje askënd përkundër faktit që ai ka ofruar dëshmi. Unë dua ta zbardh vrasjen e djalit tim sepse dyshoj se vrasja ishte e porositur dhe nuk do të hesht, shprehet ai.
Që nga vdekja e Shabanit, familja e tij nuk e ka asnjë lajm, asnjë informacion as nga policia e as nga prokuroria. Selami Sadriu prindi i Shabanit thotë se është i zhgënjyer në policinë dhe prokurorinë.”Lëre që nuk kanë zhvilluar asnjë hetim e as nuk kanë marrë në pyetje askënd rreth rastit , por unë si prind nuk po mundem ta takojë asnjë nga policia e as nga prokuroria” shprehet i revoltuar Selamiu.
Selamiu tha se ka ofruar disa dyshime fillestare për vrasjen e djalit, por askush nuk po i heton. “Unë si prind nuk kam marrë asnjë raport zyrtarë dhe nuk kam parë se dikush po e heton rastin. Jam shumë i shqetësuar sepse pos që humba djalin , tani kemi edhe frikë, unë , shoqja dhe fëmijët. Kemi frikës sepse nuk po e dimë se nga na erdhi ajo tragjedi, edhe pse me askënd nuk jam në bela e as kërkujt nuk i kam pasur borxh” shprehet Selamiu.
Selami Sadriu si kryefamiljar thotë se rastin do ta dërgojë deri në fund.”Dua ta zbardhi vrasjen e djalit sepse unë dyshojë se vrasja e djalit tim është bërë me pagesë” tha shkurt Sadriu.
Ismet Hashani zëdhënës rajonal i policisë në Gjilan tha se rasti i Shaban Sadriut nuk është lënë në harresë, por tani hetimet varen prej Prokurorisë. “Në atë rast nuk ka pasur të dyshuar, por hetimet megjithatë kanë vazhduar “tha shkurt Hashani.