Publikuar me datën: Tue, May 25th, 2010

Sabri Fejzullahu kontrollohet nga EULEX-i, por ky e mohon

Prishtinë, 25 maj (e rinovuar) – Këngëtari kosovar, Sabri Fejzullahu, është kontrolluar sot në mëngjes në mënyrë të hollësishme nga doganierët e EULEX-it në Aeroportin e Prishtinës, me të arritur nga Cyrihu, raporton Klan Kosova. Mirëpo, i pyetur nga KTV-ja, Fejzullahu ka mohuar të jetë kontrolluar.
Lajmin për këtë kontroll të detajuar të ish-deputetit të PDK-së, e konfirmoi për Klan Kosova, kolegu i tij nga estrada, Afrim Muçiqi.

Sipas këtij të fundit, që të dy ishin veçuar nga udhëtarët e tjerë të zakonshëm dhe pas kontrollit më të kujdesshëm, Fejzullahu ishte futur në një dhomë të veçantë për bastisje.

Muçiqi ka mohuar të jetë në dijeni për arsyet e këtij kontrolli të posaçëm, ndërsa Klan Kosova e pati të pamundur të kontaktojë edhe Fejzullahun.

Ky kontroll ndodh pak ditë pas aksionit të EULEX-it për inspektimin e bagazhit të kryeministrit, Hashim Thaçi dhe katër ministrave para udhëtimit të tyre për në Turqi.

Këngëtari kosovar, Sabri Fejzullahu, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka mohuar të jetë bastisur nga policët e EULEX-it në Aeroportin e Prishtinës. “Jemi kontrolluar si zakonisht nga policia, por nuk ka pasur asgjë të jashtëzakonshme”, i ka thënë Fejzullahu për KTV-në. Ai po ashtu ka precizuar se gjatë kontrollit, së bashku me kolegun e tij, Afrim Muçiqi, është dashur që t’i deklarojnë paratë që i kanë fituar gjatë turneut që, sipas tij, ka qenë një shumë prej rreth 10 mijë eurosh.
Mediat kanë raportuar se Sabri Fejzullahu dhe Afrim Muqiqi janë ndaluar të hënën në aeroport, ku po ktheheshin nga Cyrihu dhe janë kontrolluar në detaje, por këngëtari Fejzullahu e ka quajtur këtë një kontroll rutinor.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close