Publikuar me datën: Fri, May 7th, 2010

Rusia: Serbia nuk është e njëjta gjë si Jugosllavia

Beograd, 7 maj – Në Ditën e Evropës për pjesën më të madhe të Evropës, dhe Ditën e Fitores për Rusinë, më 9 Maj, në Moskë do të parakalojnë 11 500 ushtarë, në mesin e të cilëve edhe marina amerikanë, pjesëtarë të SAS-i britanik e ushtarë të Polonisë. Mirëpo, ftesa nuk i është bërë edhe pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë, as ministrit të Mbrojtjes Dragan Shutanovac, anipse, si vlerësojnë në Beograd, Serbia si anëtare e koalicionit antifashist ka pasur viktima të shumta gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan edicioni online i “Blicit”.

Në Rusi kanë thënë se Serbisë nuk i është dërguar ftesa sepse në luftë ka marrë pjesë Jugosllavia. Konstantin Nikiforov, drejtor i Institutit për studime sllave në Akademinë e Shkencave Ruse, ka thënë se në defileun ushtarak do të marrin pjesë vetëm ushtritë e forcave aleate në Luftën e Dytë Botërore.

“Serbia nuk është e njëjta gjë si Jugosllavia. Po të ftonim Serbinë, atëherë do të duhej të ftonim edhe Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë, Slloveninë dhe Malin e Zi”, ka sqaruar ai.

Ndërkaq, ministri serb Shutanovac ka thënë se raportet ushtarake ruso-serbe nuk janë të mira sa ato politike, por ka shtuar se nga fundi i vitit do të mund të përmirësoheshin edhe raportet ushtarake, pasi në Beograd pritet në atë kohë të vijë një delegacion i prirë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ruse.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close