Publikuar me datën: Tue, May 15th, 2012

Rusia akuzon Kosovën se po stërvit rebelët sirianë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka shfaqur të hënën shqetësime për raportimet që falsin se rebelët sirianë po trajnohen në Kosovë dhe se po stërviten nga anëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po krijojnë bazën ndërkombëtare për stërvitje të rebëve.

Gazeta ‘Dnevni Avaz’ i Sarajevës citon protestën ruse, në të cilën theksohet “Vëmendjen tonë e tërheqin raportet e fundit mediale mbi lidhjet e opozitës siriane dhe të autoriteteve’, siç citohet, “të të ashtuquajturës Republika e Kosovës. Kjo përfshin jo vetëm shkëmbimin e përvojave për organizimin e lëvizjeve separatiste të drejtuara kundër regjimeve, por përfshin stërvitjen e rebelëve të Sirisë në Kosovë”.

Sipas pohimeve të Moskës, qendrat stërvitore ndodhen në ish-bazat e UÇK-së, kurse “shndërrimi i Kosovës në bazë ndërkombëtare për ushtrimin e rebelëve për formacione të ndryshme të armatosura mund të jetë faktor kryesor destabilizues në Ballkan”.

Ministria e Punëvbe të Jashtme e Rusisë ka vlerësuar se qëllimet e tilla bëjnë të shqetësohemi dhe se qëllimet e stërvitjes se rebelëve sirianë në Kosovë janë në kundërshtim me përpjekjet e Kombeve të Bashkuara dhe të të deleguarit special paqësor të saj, Kofi Annanit.

Mediat ruse mbështeten  në raportet e agjencive perëndimore të javëve të shkuara dhe njoftojnë se delegacioni i rebelëve sirianë ka udhëtuar në Prishtinë direkt nga SHBA, ku gjoja janë marrë vesh se si ta shfrytëzojnë ndihmën e UÇK-së për arritjen e qëllimeve të veta.

“Jemi këtu që të marrim mësime. Në Kosovë e kanë kaluar këtë rrugë dhe kanë përvojat e nevojshme aq të dobishme për ne. Posaçërisht dëshirojmë të dimë se si të unifikojmë në një ushtri grupet tona të armatosura të shkapërderdhura:, është shprehur njëri nga liderët e opozitës së armatosur siriane dhe luftëtar për të drejtat njerëzore, Amar Abdulhamid.

Abdulhamidi kishte braktisur Sirinë në vitin 2005 dhe ishte vendosur në SHBA, i cili qysh më herët njihet si kundërshtar i regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Edhe përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit dje akuzoi Kosovën se po stërvit rebelët sirianë. Por, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj mohoi akuzat e tilla.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close