Publikuar me datën: Mon, Jul 30th, 2012

Rusët: Nikoliç E Ka Pranuar Humbjen E Kosovës

Nga qeveria e re në Serbi, Evropa dhe SHBA-të para së gjithash presin normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, shkruan gazeta ruse “Komersant”, sipas së cilës pushteti i ri serb tashmë i është qasur realizimit të këtij plani. “Deklarime aq të hapura se Kosova faktikisht është e humbur, nuk kishte bërë deri tani asnjë nga udhëheqësit serbë. Tani për këtë flet presidenti, i cili madje është një nacionalist…”, shkruan gazeta ruse.
Evropa nuk është e shqetësuar për ardhjen e socialistëve dhe nacionalistëve të moderuar në pushtetin e Serbisë, sepse pret që pikërisht ata do të bëjnë atë që nuk kanë mundur ta bëjnë demokratët, vendosjen e marrëdhënieve normale me Kosovën, shkruan gazeta ruse, duke shtuar se më pas edhe afrimi i Serbisë me Rusinë nuk do të shkaktojë nervozizëm tek Perëndimi.
Gazeta tregon se në prag të formimit të koalicioni të ri, Beogradin e vizitoi ndihmës/sekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon, i cili kishte paraqitur kërkesën kyçe, eliminimin e strukturave ilegale të pushtetit serb në veri të Kosovës, hapjen e zyrës serbe në Kosovë dhe takimin e presidentëve tëKosovës dhe Serbisë.
Zbatimi i këtyre kërkesave do të thoshte normalizim i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, qoftë edhe pa njohjen reciproke, ndërsa autoritetet e reja serbe duket se janë të gatshëm për një gjë të tillë, shkruan “Komersant”, duke vlerësuar se, në bazë të deklaratave të presidentit Tomislav Nikoliç, pushteti i ri serb duket se tashmë i është afruar realizimit të këtij plani.
Përveç kësaj, gazeta ruse thotë se presidenti serb do ta bëjë këtë sikur ky është një konsensus mbarëkombëtar, pasi ka propozuar që të gjitha forcat politike të krijojnë qëndrim të unifikuar përKosovën.
Gazeta konstaton se në këto rrethana do të zbutet përgjegjësia e pushtetit për epilogun përfundimtar. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të heq pengesën kryesore për integrimin e Serbisë në BE, kurse në anën tjetër, vështirë se do prishen marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës, e cila ka bërë vazhdimisht të qartë se do të mbështesë çdo të pozicion të saj mbi Kosovën.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close