Publikuar me datën: Thu, Dec 8th, 2011

Rrugët kryesore në veri mbesin të bllokuara

Prishtinë, 8 dhjetor – Asnjë gur nga barrikadat nuk e kanë lëvizur të mërkurën serbët në veri të Mitrovicës. Vetëm tri i kanë larguar deri tash, që për autoritetet ky veprim nuk vlerësohet si mundësim i lëvizjes së lirë.

Dy rrugët kryesore magjistrale, Mitrovicë – Zubin-Potok dhe Mitrovicë – Leposaviq janë ende të bllokuara nga shumë barrikada. Barrikada që konsiderohet më e madhja, që po e mban të ndarë edhe më shumë qytetin e Mitrovicës, ajo mbi urë, mbetet aty qe katër muaj. Vetëm një rrugë është zhbllokuar deri tash. Ajo është rrugë lokale që lidh Zubin-Potokun me Zveçanin.

Pavarësisht “vullnetit” për heqjen e barrikadave, vënësit dhe ideatorët e tyre nuk do të mund të ikin nga përgjegjësia penale për gjithë këtë situatë që shkaktoi edhe viktima e të plagosur. Numri më i madh i atyre që pësuan janë ushtarë të KFOR-it. Në tentativë për largimin e barrikadave shumë prej tyre janë plagosur si pasojë e sulmeve të armatosura.

Përgjegjësinë për hetime atje e ka misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë. Mirëpo të mërkurën nuk kanë preferuar të flasin asgjë lidhur me këtë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close