Rrëzohet aeroplani në Indi, 158 të vdekur

Njudelhi, 22 maj – Tetë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e aeroplanit të rrëzuar në qytetin perëndimor të Indisë, Mangalore. Nga rrëzimi i aeroplanit të Air India kanë vdekur 158 persona, në mesin e të cilëve 19 fëmijë dhe 4 të sapolindur.
Aeroplani u përplas në autostradë, në afërsi të aeroportit të Mangalores, për shkak të motit të keq. Aeroplani Boeing 737-800 po fluturonte nga Dubai.
Piloti i aeroplanit, sipas medieve vendore, ishte një qytetar serb.
“Aeroplani e ka huqur pistën dhe është rrëzuar. Kemi njohuri se aeroplani është djegur menjëherë sapo është rrëzuar”, ka thënë përfaqësuesi i aeroportit Rohit Katiar, i ngarkuar për çështje sigurie.
Aeroporti në Mangalore gjendet në majë të një bjeshke, kurse ekspertët e aviacionit thonë se është një nga më të vështirët për aterrim.