Publikuar me datën: Sat, Feb 5th, 2011

Rrezikohen eksportet e Kosovës

Prishtinë, 5 shkurt – Prodhimet kosovare që eksportohen për në vendet e BE-së, që nga muaji janar do të jenë më pak konkurrente se që ishin në 10 vjetët e fundit. Në fund të muajit dhjetor të vitit 2010 ka përfunduar Marrëveshja tregtare me BE-në, e cila ka aplikuar masa autonome preferenciale të tregtisë me Kosovën. Prodhimet “Made in Kosova” nuk mund të hyjnë më në tregun evropian pa paguar taksat doganore.
Nevoja për aplikimin e preferencave për prodhimet kosovare qe bërë për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për tregti të lirë në mes të Kosovës dhe BE-së. Zyrtarë të Komisionit Evropian thonë se Kosova duhet të plotësojë shumë kushte për të filluar negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë me BE-në.
Zgjatja e preferencës për prodhimet kosovare është bllokuar nga Këshilli Evropian dhe në Parlamentin Evropian, dy organe të BE-së.
Flamur Keqa, drejtor i Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, ka thënë për Kohën Ditore se prodhimet kosovare të destinuara për tregun evropian që nga 1 janari duhet t’u nënshtrohen taksave doganore.
“Marrëveshja tregtare me Bashkimin Evropian që ka aplikuar masat autonome preferenciale të tregtisë me Kosovë, nënkupton që i ka liruar eksportuesit kosovarë nga taksat doganore në rastin e eksportit të prodhimeve të tyre në tregun e BE-së. Këto masa e kanë pasur afatin e skadimit deri ne fund të 2010-s”, ka thënë Keqa.
Ai ka thënë se, sipas kohës masat e njëjta janë miratuar nga Komisionin Evropian, mirëpo që ato të hyjnë në fuqi është dashur të miratoheshin edhe në Këshillin Evropian dhe në Parlamentin Evropian.
“Në këto dy institucione të BE-së miratimi nuk është bërë për shkaqe politike. Sipas informatave, në Këshillin Evropian është thënë se aspekti ekonomik është mirë, por pritet të gjendet një formë dhe të vazhdojnë këto masa preferenciale sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë drejtori i Departamentit të Tregtisë në MTI.
A ka akoma prodhime që nuk i nënshtrohen taksës doganore të vendeve të BE-së, çfarë thonë në Zyrën ndërlidhëse të BE-së dhe kur ka gjasa të nënshkruhet marrëveshja preferenciale me Bashkimin Evropian për eksport të lirë atje

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close