Publikuar me datën: Mon, Apr 19th, 2010

Rreth gjysma e fluturimeve në Evropën sot mund të nisin

Bruksel, 19 prill – Ministrat e BE-së të transportit do të zhvillojnë bisedime të jashtëzakonshme në një video konferencë, për lehtësimin e krizës së trafikut ajror të shkaktuar nga hiri vullkanik në qiejt e Evropës.
Më shumë se 6.8 milionë pasagjerë janë prekur deri tani, në kohën kur kriza po hyn në ditën e pestë.
Sipas BBC, humbjet ditore për aviokompanitë janë 200 milionë dollarë në ditë.
Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit ajror (IATA) ka kritikuar reagimin e qeverive evropiane.
Hapësira ajrore vazhdon të jetë e mbyllur apo pjesërisht e mbyllur, në më shumë se 20 vende.
Deri tani 63 000 fluturime janë anuluar në katër ditë që nga fillimi i krizës.
Shpresat për kthimin e trafikut normal ajror vazhdon të jenë të paqarta.
Ministri spanjoll për Evropë, Diego Lopez Garrido, ka deklaruar të dielën se gati gjysma e fluturimeve në gjithë Evropën mund të operojnë të hënën.
Autoritetet evropiane që po merren me menaxhimin e situatës kaotike në qarkullimin ajror, situatë kjo e krijuar pas shpërthimit të vullkanit në Islandë, njoftuan se ditën e hënë gjysma e aeroporteve do të jetë operative.
“Nesër gjysma e fluturimeve do të jetë operative, pasi reja e hirit vullkanik po lëviz drejt veri-lindjes”, u shpreh të dielën nënsekretari i punëve evropiane në BE, Diego Lopez Garrido.
Vendimi është marrë pas kërkesës së kompanive të ndryshme ajrore, të cilat kërkuan rishqyrtimin e urdhëresës katër ditor që pezullonte qarkullimin ajror thuajse në të gjithë Evropën.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nga ora 14:00 e së dielës është hapur sërish për të gjitha destinacionet ajrore që vinë në Prishtinë.
Sipas zëdhënësit të këtij aeroporti, Altin Ahmeti, rreziku për mbylljen e sërishme të aeroportit mund të përsëritet ditën e martë dhe të mërkurë.
Ai bën të ditur se hiri vullkanik, sipas qendrës meteorologjike në Francë dhe Britani të Madhe, ka devijuar nga erërat dhe nuk është futur në Kosovë, ashtu siç pritej.
Vetëm gjatë ditës së shtunë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës u anuluan mbi 40 fluturime që kishin si destinacion vendet evropiane.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close