Publikuar me datën: Tue, Dec 6th, 2011

Rreth 20 barrikada në veriun e Kosovës

Mitrovicë, 6 dhjetor – Janë rreth 20 barrikada në veriun e Kosovës, të cilat duhet të hiqen, mëson agjencia e lajmeve INA.

Në një hartë të komunave paralele serbe vërehen pikat e vendosura të barrikadave në të rajonin e pjesës veriore të Kosovës, ku janë evidentuar edhe barrikadat që janë hequr nga dita e djeshme. Edhe përkundër heqjes së tyre vërehet një numër i madh i barrikadave që duhet të tërhiqen.

Barrikadat janë vendosur në pika nevralgjike të pjesës veriore, që pengojnë dhe bllokojnë lëvizjen e lirë drejt dy pikave kufitare Bërnjak dhe Jarinjë. Barrikadat më të koncentruara janë në pjesën veriore të Mitrovicës, Zveçan dhe Rudar, trekëndëshi që çon drejt pikave kufitare të veriut të Kosovës.

KFOR ka apeluar që serbët të vijojnë me tërheqjen e të gjitha barrikadave dhe krijimin e kushteve për lëvizjen e lirë.

Por, disa nga kryetarët e komunave akoma kushtëzojnë heqjen e barrikadave. Kryetari i komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq ka deklaruar për mediat serbe se barrikadat mbeten, derisa nuk shihet se marrëveshja e arritur në Bruksel midis Prishtinës dhe Beograd a është në interes të serbëve të këtij rajoni. “Barrikadat mbeten, derisa të mos shohim se marrëveshja që ka arritur Borislav Stefanoviq në Bruksel a është në interes tonin. Pra, saktësisht, derisa të mos marrin garanci se kalimet administrative nuk janë kufij”, theksoi Miloviq.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close