Publikuar me datën: Sun, Nov 25th, 2012

Rrëfimi për Jobin – apo atdhedashuria e Ramush Haradinajt

 

 

 

 

 

 

 

 

Rrëfimi për Jobin – apo atdhedashuria e Ramush Haradinajt
Shkruan, Pal CANAJ
Bota Sot, 02.07.2011

Njeriu i kohës sonë po ballafaqohet me këtë gjakim, i tille është lideri dhe figura emblematike e Kosovës zoti Ramush Haradinaj

Këtë shkrim në formë eseje, po e fillojmë me një figure biblike, Jobin, njeriun e mirë, të goditur nga e keqja. Portretizimi i këtij njeriu simbolizon devotshmërinë e besimit në mirësinë hyjnor, vuajtjet dhe sakrificën sublime, me qëndrim të patundur dhe triumfin përfundimtar të drejtësisë së vërtete. Vuajtja për ideale, si fenomen njerëzor nuk është vetëm çështje e trajtesave teorike apo zbërthimeve psikologjike , ajo është edhe realitet jetësor, i individit dhe kolektivitetit, në kohëra të ndryshme. Ky fenomen shfaqet si gjakim për liri, i rrugëtim historik përmes sakrificës dhe rezistencës, tek individi dhe populli ynë shqiptar. Edhe njeriu i kohës sonë po ballafaqohet me këtë gjakim ,i tille është lideri dhe figura emblematike e Kosovës zoti Ramush Haradinaj
Një prej shkrimeve biblike, në librin e dijeve është edhe rrëfimi për Jobin, njeriun i cili krajatat e jetës i përballoi duke mos iu lëkundur asnjëherë forca e besimit në përkushtim të dashurisë dhe së vërtetës hyjnore. Ai kishte çdo gjë; familjen. fëmijët si fryt i jetës, pasurin si begati materiale. Te gjitha këto i humbi si rezultat i ndikimit të së keqes, por një nuk e humbi asnjëherë, nuk e humbi forcën e besimit tek Zoti si simbol i se vërtetës dhe drejtësisë absolute.
Kush është në fakt Jobi?
Jobi nuk është vetëm një njeri i cili jetoi para shumë kohërave. Jobi është i çdokobshëm, ai mund te jetë edhe në mesin tonë: në rrugë, në shkollë, në punë, në azil, në spital, në institucionet fetare ,në qeveri… Jobi mund te jete njeriu i kohërave tona, i cili rrezikon të shkatërrohet nga vuajtja, torturohet nga zhgënjimi, përndjekjet apo nga padrejtësitë. Megjithatë, ai në mendjen dhe zemrën e vet e kishte një pasuri, që me asnjë kusht nuk donte ta humbiste, ajo ishte ideali që e kishte, ajo ishte qëllimi për të cilin jetonte.
Jobi nuk i takonte veç një kohe, shëmbëlltyra e tij përvijohet nëpër kohë. aji mishërohet më të gjithë ata që jeta e dallgëzuar i përball me përplasjet e saj Ai është shfaqje e simbolikes së vuajtjeve dhe triumfit të së vërtetës,e drejtësisë. Figura e Jobit shfaqet dhe rishfaqet si paradigmë në të gjitha kohërat, pa përjashtim . Kjo paradigmë si qeniësim i atdhedashurisë ,në kohen me të re sikur peshon me barrenë vetë, në njeriun shqiptar të së sotmes kosovare, njeriun e quajtur Ramush Haradinaj .
Liridashja si model fisnik i atdhedashurisë shfaqet si ideal dhe rrugëtim jetësor i figurës së Ramush Haradinajt
Njeriu i së sotmes Ramush Haradinaj është një figurë emblematike e historisë së re të Kosovës. Ky njeri dhe dera e tij siç thuhet në të shprehurit e traditës së hershme shqiptare, me plot atdhedashuri u përballen me mizorinë serbe, i dolën zot vendit me forcën e armës dhe dhanë shume për lirinë e Kosovës. Historia me e re e Kosovës respektivisht liria e saj u begatua me luftën dhe gjakun e bijve të familjes Haradinaj, si hisendarës në çlirimin vendit nga Serbia pushtuese.
Ramush Haradinaj është njeriu që me angazhimin e vetë në UÇK u shqua si strateg dhe komandant për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb ndërsa në paq u profilizua si një figure, i cili vetveten e vuri ne shërbim të i interesave të Kosovës dhe popullit te saj,.Kontributi i tij pas çlirimit të vendit ,ne jetën institucionale dhe shoqërore ishte i orientuar, në strukturimin e forcës ushtarake te Kosovës, si dhe në begatimin e pluralizmit politik, ndërtimin e rendit demokratik dhe në funksionalizimin e jetës shoqëror. Ne kuadrin jetës pluralë, subjekti politik që drejton zoti Haradinaj pasqyron mënyrën më koherente, karshi vlerave kombëtare dhe shoqërore dhe orientimin e mirëfillte në frymën properëndimor.
Horizontet politike të këtij lideri shprehen përmes veprimeve dinamike dhe synimeve te qarta dhe përmbajtjesore. Edhe vet ardhja e tij ne krye të qeverisë së Kosovës në fund te vitit 2004, në bashkëveprim me Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova ,kishte domethënien së shoqëria kosovare din ti avancoj çështjet në begatimin e demokracisë dhe të ndërtimit të shtetit.
Kryeministri Haradinaj, për një periudhe kohore të shkurtërve në krye të qeverisë së Kosovës tregoj tërë vullnetin e vetë, në funksionim sa me të suksesshëm, të jetës institucionale në Kosove. ndërtimin e rendit demokratik, respektimin e pakicave dhe fuqizimin e marrëdhënieve me Evropën, SHBA-në dhe qytetërimin botëror në përgjithësi. Qeveria Haradinaj, njihet si fillim mbarë, i një ecje të suksesshme dhe si ndërprerje e vazhdimësisë të punës së saj.
Pas ndërprerjes se punës njëqindditëshe të Qeverisë Haradinaj,ne mars të vitit 2005, pozita e kryeministrit u zëvendësua më dhomën e burgut ne Hage. Shembulli i zotit Haradinaj në këto rrethana ishte një mesazh shume domethënës, më ndjenjë fisnike, se si duhet të shporret makiavelizmi në favor të ligjit dhe të rendit demokratik. .Me ketë veprim ndikoj ne forcimin e bindjes se e drejta ndërkombëtare duhet te shërbej si parim universal, si çdo kund edhe ne Kosovën. Ai nuk u hamend që të shkoje ne Hage, me bindjen së nuk qëndrojnë supozimet e shfaqura rreth tij . Faktet e pasqyruara ne gjykatë nga zoti Haradinaj shemben ngarkimin e hipotezave të shfaqura nga ana e prokurorisë. Në Hage u pasqyrua se pushteti i Millosheviqit ishte jo vetëm antishqiptar por edhe çnjerëzor ne kuptimin me thelbësor te humanizmit dhe moralit njerëzore
Ramushi ne gjykatë dinjitetshem dëshmoi se si duhet të mbrohen vlerat e luftëtarit për çlirimin e atdheut dhe sakrifica për liri e popullit shqiptar Ne gjykate ky burrë i Kosovës edhe kësaj here përforcoj bindjen tek opinioni ndërkombëtar, se regjimi serb ishte i egër dhe gjakatar, ndaj popullit dhe vendit të tij.
Drejtësia dhe dëshmia e të vërtetës, për kreun e qeverise se Kosovës, të asaj kohe, ishin më të çmueshme se posti i kryeministrit. Ky shembull i zotit Ramush Haradinaj të përkujton se bashkëpunimi me ketë lider është i mundshme në të gjitha rrethanat e krijuara, sikur atëherë kur është diçka e favorshme e poashtu edhe në të kundërtën e saj.. Më ketë u dëshmua se ligji dhe respektimi i tij është parimi baze dhe me i domosdoshme për një njeri dhe popull, që dëshiron të ndërtoj rend dhe mbarëvajtje shtetërore dhe shoqërore. E gjitha kjo, u qartësua dhe pranueshëm u cilësua nga trupi gjykues në Hage. Barrën e aktakuzës gjykata e Hagës e shkarkojë nga zoti Haradinaj e bindur në të vërtetën e prezantuar nga ana e tij. Prandaj përball aktakuzës se ngritur, lirin nga burgu, zoti Haradinaj e krijoj me fakte dhe trupi gjykues i dakorduar me realitetin, mori vendimin meritor për lirimin e tij.
Shembull i qëndresës
Shembulli si i pashembullt, riparaqitja e aktakuzës ne korrik të vitit 2010 nga gjykata e Hagës ndaj zotit Ramush Haradinaj për opinionin ishte sa habitshme po aq befasuese. Befasia ishte e tille, shfaqet, duke pasur për bazë seriozitetin e vendimeve të kësaj gjykate që kishte marrë më parë për lirimin e zotit Haradinaj.
Koheqëndrimi në paraburgim i zotit Haradinaj ,ka për refleksion mungesën e një lideri të shquar dhe dinamik të skenës politike kosovare dhe të jetës shoqërore dhe institucionale në përgjithësi. Si shkak i paraburgimit zotit Haradinaj, në dy palë zgjedhje nacionale i pamundësohet gara e drejtpërdrejt, gjë që e dëmton kualitetin e konkurrencës politike të pluralizmit demokratik. Sot skena politike dhe jeta shoqërore në Kosove ka mungese pa praninë e zotit Haradinaj. Aktakuzat dhe qëndrimi i gjatë ne paraburgim i liderit Haradinaj ,pasqyron vakumin e mungesë se tij ne Kosove.
Pas gjitha këtyre ,shtrohet çështja në rrjedhoje të konkludimit së Ramush Haradinaj është ithtar i humanizmit njerëzor dhe vlerave demokratike, ngase këto vlera duhet të merren parasysh nga gjykata ndërkombëtare e dritësisë në Hagës. Nuk mund të paraqiten hamendje në këtë drejtim ,sepse vlerësimi në rastin Ramush Haradiunajt meriton një gjykim sa me të shpejt dhe në favor të drejtësisë, në favor te lirimit të zotit Ramushit Haradinaj. Kosova dhe populli i saj ka nevoje për liderin Haradinaj, skena polik dhe rendi demokrati është i varfër pa angazhimin dhe kontributin e kësaj figure dinamike.

 

 

 

 

 

 

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close