Publikuar me datën: Mon, May 11th, 2015

Rrëfehet djali i Xhafer Zymberit: Babai im nuk ka pasur kurrfarë lidhje në Maqedoni

Xhafer Zymberi është raportuar nga mediet si një prej personave që dyshohet të jetë vrarë nga forcat maqedonase në Kumanovë. Mirëpo familja e tij nuk di ende asgjë për të.

E tëra që dinë ata janë lajmet që kanë lexuar nëpër mediumet e ndryshme pasi që as qeveria maqedonase e as ajo kosovare nuk i kanë njoftuar për asgjë të vetme.

Madje Djali i Xhafer Zymberit për zeri.info, ka thënë se babai i tij është nisur për Shqipëri para dy javëve dhe që nga ajo kohë nuk është lajmëruar më.

Ai shton se babai i tij nuk ka pasur kurrfarë lidhje me Maqedoninë e as që e ka përmendur ndonjëherë problemin e shqiptarëve atje. Sidoqoftë si familje duke qenë se informacioni i vetëm që kanë për të janë prej mediumeve dhe janë të shqetësuar për informatat që ato po plasojnë.

“Ati im para dy javëve më ka thënë se po shkoj deri në Shqipëri dhe që nga ajo kohë më nuk kemi pasur ndonjë kontakt me të, deri sa e pamë në lajme për të në Maqedoni. Të them të drejtën këto janë lajme shqetësuese për familjen se nuk dimë as ne diçka të saktë. Ai është nisur për Shqipëri dhe asgjë tjetër nuk dimë.

Ne nuk kemi kontaktuar me të brenda këtyre dy javëve asnjëherë. Ai nuk ka pasur asnjë shok në Maqedoni madje nuk e ka përmendur asnjëherë Maqedoninë. Ai nuk ka pasur ndonjë shoqëri as me prestarët e UCK-së. Ai asnjëherë nuk ka diskutuar për shqiptarët dhe problemet në Maqedoni”, ka thënë djali i tij transmeton Zeri.info.

Ndërkohë ai ka shtuar se edhe pse telefonat po i bëjnë ai nuk po e hap atë.

“Telefonat po i bëjnë por nuk po hap tash e dy javë nuk kemi kontaktuar me të. Në familjen tonë jetojmë unë me vëllanë, motrën dhe nënën. Ne kemi informacione nga mediet që është identifikuar si i vdekur mirëpo nuk e dimë saktë.

Nuk kemi marrë informacione zyrtare e as trupi i tij nuk na ka ardhur. Askush, as polici askush nuk na ka dhënë asnjë lajm për të.

Asnjë informacion nuk kemi për të. Ne jemi interesuar për të shkuar në Prishtinë për të pyetur për ndonjë informacion shtesë mirëpo asgjë nuk kemi marrë”, ka thënë djali i Xhafer Zymberit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close