Publikuar me datën: Wed, Dec 21st, 2011

Rrahje masive mes serbësh në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 21 dhjetor – Rreth 60 persona, të ndarë në dy grupe, janë përfshirë në një qerim hesapesh, rrahje masive, në veri të Mitrovicës. Merret vesh se ka shumë persona të lënduar, por nuk ka të arrestuar. Policia e Kosovës është detyruar të shtie me armë zjarri për t’i frikësuar pjesëmarrësit si dhe të përdorë sprein paralizues, në mënyrë që të pengojë vazhdimin e rrahjes në mes të grupeve të qytetarëve serbë. Incidenti ka filluar rreth orës 23:00, në rrugën “Llolle Ribara”, ndërsa grupi i të rinjve fillimisht ka demoluar dy automjete civile, pronë të qytetarëve të përkatësisë etnike serbe. Ndjekja dhe rrahja e grupeve të të rinjve, ka vazhduar edhe në dy lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës, ndërsa njësitë policore të stacionit veri dhe atij Zveçan janë vënë në kryere të përpjekjeve  për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejmë të situatës. Rrahja masive është përhapur në rrugën “Knjaz Millosh”, ku janë demoluar xhamat e një lokali, ndërsa policët patrullues, të cilët kanë reaguar të parët në vend ngjarje, janë obliguar të vënë në përdorim spërkatësin lotsjellës, për të ndarë grupet e përfshira në rrahje, të cilët përdornin mjete të forta. Njëri nga zyrtarët policorë, si mënyrë paralajmëruese, duke konsideruar të domosdoshme veprimin e tij, ka vënë në përdorim armën zyrtare, duke shtënë në ajër me qëllim të parandalimit të një përshkallëzimi që mund të ishte me pasoja tragjike, ose me lëndime të rënda trupore, meqë pjesëmarrësit përdornin  shkopinj dhe mjete të tjera të forta, ka raportuar policia ën Mitrovicë.

Sipas policisë rrahja mes tyre nëpër rrugë nuk kishte përfunduar as pas reagimit të  patrullave policore. Të dyja grupet e përfshira në rrahje janë larguar në drejtim të rrugës “Kral Petar”, ndërsa objekt aktesh vandale të tyre ishte edhe një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës.

Merret vesh se së paku nëntë persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës, me lëndime të ndryshme, kryesisht lëndime të lehta dhe plagë në  pjesë të ndryshme të trupit, nga mjetet e forta të përdorura gjatë rrahjes. Dyshohet se motiv i mundshëm i kësaj rrahje është konflikti i interesit të grupeve huligane. Hetuesit policorë të stacionit Veri në Mitrovicë, kanë iniciuar hetimet për vepra penale “dëmtim të pronës” dhe “shkaktim të lëndimeve trupore”, ndërsa janë në proces të mbledhjes së informatave për identifikimin e mundshëm të personave të përfshirë në rrahje.

Incidente të tilla të grupeve të të rinjve në veri të Mitrovicës janë raportuar edhe më herët, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë person të arrestuar.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close