Publikuar me datën: Wed, May 18th, 2011

Rrahja e grave – nënave tona Shqiptare model i trashegimisë Turke mentalitet i ulët

Nga;Lek Mrijaj

Se rrihen gratë shqiptare nga shqiptarët dihet, por nuk mund të
mendohej se çdo e treta femër merr një trajtim të tillë barbarë.
Çdo e treta grua rrihet!
Kjo domethënë se një e treta e
familjeve shqiptare jetojnë në dëshpërim dhe në keqtrajtim permanent.
Në një gjendje të jashtëzakonshme! Një e treta e familjeve shqiptare
gjendet në një përleshje qytetare brenda mureve. Kjo ndikon keq edhe në
edukatën e fëmijëve dhe nga kjo gjendje ata mësojnë se rrahja dhe
nënshtrimi zgjidh problemet! Kështu mendonte edhe diktatura e perandorise osmane dhe politika sllavo krapatiane!

Do të ishte me rëndësi të shihej niveli arsimor i rrahësve,
profesioni i tyre, gjendja ekonomike dhe niveli arsimor i grave të
rrahura. Me rëndësi është edhe të merret vesh çka deklarojnë gratë te
mjeku: se janë rrëzuar shkalleve, se i kanë rënë derës me kokë, me
faqe apo me ballë.

Nëse vërtet rrihet një e treta e popullsisë, atëherë gjendja është
alarmante dhe shteti duhet të investojë në ndërtimin e shtëpive të
grave. Me këtë numër të madh, nëse nuk reagon shteti, atëherë nuk kemi
shtet, por një qeveri e administratë, që përpiqet të shtiret si shtet.
Sa nëna dhe motra shqiptare goditen nga shqiptarët me pëllëmbë dhe sa
herë u shkaktojnë dhembje gjatë një sesioni përbuzjeje?
-Sa për qind të nënave dhe vashave shqiptare goditen me grusht dhe ku
goditen prej shqiptarëve: në hundë, në bark apo në nofulla. Sa dhëmbë
thyhen, sa gjak derdhet dhe kush e fshinë gjakun, kush i mbledh
dhëmbët?

-Sa për qind rrihen me thupër, sa herë u bien dhe mesatarisht sa
shenja i kanë nënat dhe vajzat shqiptare nga shqiptarët dhe sa zgjatë
kjo seancë traumatizuese?

-Sa për qind rrihen me rrip dhe sa herë fishikullohen mesatarisht
gjatë një trajtimi?

-Sa për qind të nënave dhe bijave shqiptare goditen me shqelma, pse
goditen dhe sa herë?

-Sa për qind të nënave rrihen me pëllëmbë dhe sa herë u shkaktojnë
dhembje?

-A u lejohet edhe shprehja e mllefit, ofshamës apo i rrahin duke u
bërtitur: “Mos të dëgjohet zëri, se ta këpusë kokën si të pulës.”?

-Sa për qind rrihen shumë. Sa për qind rrihen tepër. Sa për qind
rrihen rëndë. Sa për qind rrihen për vdekje?

Kur t´i kemi këto detaje, atëherë mund t´i tregojmë vendit se sa
njerëz mizogjin (urrejtës të grave) ka kombi jonë krenar!

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close