Publikuar me datën: Sun, Feb 6th, 2011

Rrahet brutalisht në veri të Mitrovicës 14-vjeçari nga Vushtrria

Mitrovicë, 6 shkurt (E plotësuar)- Një 14 -vjeçar nga Vushtrria rrahet në mënyrë brutale nga disa të rinj në veri të Mitrovicës. Ai është shtruar për trajtim mjekësor në QKUK. Ergyn Ovolani, gjatë këtij sulmi ka pësuar frakturë në këmbën e  majtë si dhe ka përjetuar trauma. Mjeku kujdestar thotë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, porse duhet një intervenim kirurgjik. Ngjarja ka ndodhur derisa Ergyni, bashke me 3 shokë të tjerë nga Vushtrria janë nisur për në Mitrovicë dhe të katërtit, kur kanë kaluar urën mbi lumin Ibër,  janë ndjekur nga një grup të rinjsh serbë. Tre nga të rinjtë kanë arritur të iknin, kurse Ergyni nuk ia ka dalë. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi Besim Hoti i ka thënë KTV-së se rasti ka ndodhur rreth orës 13 të ditës së shtunë në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës. Rasti i këtij sulmi fizik, shënon rastin e dytë të kësaj natyre brenda javës, pasi që një grup prej katër personave të përkatësisë etnike shqiptare, ishin sulmuar ditën e  premte, më 4 shkurt  2011. Dy persona patën pësuar lëndime trupore nga sulmi fizik i regjistruar rreth orës 15:20min, po në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës.
Ergyn Ovolanin sot në QKUK e ka vizituar kryetari i komunës së Mitrovicës. Avni Kastrati, i cili është interesuar drejtpërdrejti për shëndetin e tij.
Kastrati, me këtë rast ka fajsuar Policinë e Kosovës dhe atë të EULEX-it për neglizhencë në intervenim në këtë rast. Ai tha se “meqenëse ngjarja ka ndodhur në qendër të Mitrovicës, e jo në ndonjë rrugë anësore, ka pasur mundësi reale për të intervenuar qoftë policia e kosovës, qoftë e EULEX-it për ta parandaluar këtë rast të dhunës së rëndë”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close