Publikuar me datën: Wed, May 2nd, 2012

Roli i OSBE-së në zgjedhjet serbe me shumë paqartësi

Edhe pse u mirëprit nga autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare, marrëveshja e arritur për lehtësimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe të 6 majit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian solli me vete shumë paqartësi.

Marrëveshja, që thuhet se është arritur, ditë më parë, në mes të Qeverisë së Serbisë, asaj kosovare dhe faktorit ndërkombëtar nuk u publikua, deri më tani, zyrtarisht nga asnjëra palë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Vlerësimet e analistët politikë dhe njohësit e proceseve zgjedhore në Prishtinë flasin për mungesë informatash rreth rolit të OSBE-së në zgjedhje dhe zbatimit të procesit në terren këtë të diel.

Halil Matoshi, analist politik thotë se paqartësitë shtohen sidomos kur bëhet fjalë për parimin e dyshtetësisë, për respektimin e të cilit u zotuan institucionet përgjegjëse të vendit.

“Serbët, sidomos në veri të Kosovës, nuk janë qytetarë me dyshtetësi. Ata nuk hyjnë në këtë kategori, sepse ata objektivisht e kanë vetëm një shtetësi – e kanë shtetësinë e Republikës së Serbisë. Së këndejmi, këto zgjedhje edhe pse po mbështeten nga disa qendra të fuqisë politike dhe nga OSBE-ja nuk kanë kurrfarë baze legale”, u shpreh Matoshi.

OSBE-ja, si lehtësuese e mbajtjes së zgjedhjeve, ndërkaq, ka bërë të ditur se do të veprojë në përputhje me rolin e saj dhe në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Por, as kjo, sipas Matoshit, nuk mund të shërbejë si bazë legale.

“Do të kishte një bazë legale sikur serbët kosovarë ta kishin të verifikuar shtetësinë kosovare, por ata nuk e kanë. Prandaj, votojnë objektivisht për një shtet të huaj”, u shpreh ai.

Mazllum Baraliu, njohës i proceseve zgjedhore në Kosovë, thekson se situata aktuale po shfrytëzohet për përfitime të politikanëve në skenën e brendshme të Serbisë, ndërsa parimi i dyshtetësisë si mjet për realizimin e zgjedhjeve në zonat e banuara me serbë në Kosovë.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës ua njeh këtë të drejtë dhe Kushtetuta do të duhej të realizohej. Në këtë rast, kur njerëzit, komunitetet dhe organet e caktuara kanë nevojë për të shfrytëzuar një nen, një artikull të Kushtetutës apo një dispozitë të saj, thirren në të për të shfrytëzuar ndonjë të drejtë”.

“Kjo është situata në këtë rast. Pra, në bazë të Kushtetutës ata kanë të drejtë për dyshtetësi dhe u mundësohet të marrin pjesë në procesin elektoral analogjikisht me këtë”, tha Baraliu.

Sipas paralajmërimit të autoriteteve në Beograd, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë pritet të mbahen në 28 lokacione dhe vendvotime përfshirë zonat në veri – Zveçanin, Zubin Potokun, Mitrovicën dhe Leposaviqin.

Përfaqësues të qeverisë serbe, një ditë më parë, thanë se roli i OSBE-së në procesin zgjedhor në Kosovë do të jetë vetëm monitorues.

Ndërkohë, deklarata e së hënës e qeverisë së Kosovës bën fjalë për rolin lehtësues i OSBE-së, ndërsa thekson se “Vendimi i OSBE-së reflekton qëndrimet dhe parimet e panegociueshme dhe vijat e kuqe të Republikës së Kosovës për këtë çështje”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close