Publikuar me datën: Tue, May 15th, 2012

Rishfaqen paramilitarët maqedonas, Qeveria hesht

Autoritetet qeveritare në Maqedoni vazhdojnë të heshtin për formacionin paramilitar MOS ( Forcat e Bashkuara Maqedonase), që mbetet aktiv me paraqitjen dhe mesazhet e tij urrejtëse kundër shqiptarëve.

Ky formacion paramilitar ka profilin e saj, njerëz udhëheqës të veshur me uniforma ushtarake speciale dhe që shihen për veprimet e tyre në terren.

Kjo organizatë dhe ithtarët e saj, transmeton njoftimin INA, ditëve të fundit kanë qenë më aktiv përmes rrjeteve sociale dhe komunikatave të shpalosura tek ithtarët e tyre me mesazhet për mbrojtje nga shqiptarët dhe siç thuhet radikalizmi islamik.

MOS ka theksuar se është e zgjuar dhe në çdo moment do të reagojë kur do të rrezikohen interesat maqedonase.

Kjo organizatë gjithashtu shprehet se mund të ketë hakmarrje për arrestimet e fundit dhe se ajo mbështet aksionin e MPB-së, duke i inkurajuar që të vazhdojnë më tej.

“Bravo për MPB, akoma ka që duhet dënuar”, thuhet në një mesazh të fundit të kësaj organizate.

Por, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk ka reaguar hapur ndaj këtij grupimi paramilitar dhe kërcënues për paqen në vend. Profili i saj vijon të jetë i pranishëm në faqe të ndryshme të internetit dhe se shihen udhëheqësit e këtij formacioni.

Zëdhënësi i MPB, Ivo Kotevski kohë më parë me paraqitjen e kësaj organizate ka deklaruar se nuk ka ndonjë denoncim se dikush rrezikohet nga ta dhe se në MPB nuk ka ndonjë komunikatë nga MOS. Ai ka nënvizuar se nuk mund të ndalojnë pjesëtarë të kësaj organizate, duke parë vetëm fotografi, që sipas tij mund të jenë të vjetra dhe bëhet fjalë për persona që nuk kanë bërë asnjë vepër kriminale apo penale.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë dënojnë paraqitjen e këtyre organizatave, por ato nuk komentojnë MOS, duke theksuar se për një gjë të tillë duhet informuar organet e rendit dhe ato politike

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close