Publikuar me datën: Wed, Jun 22nd, 2011

RIBASHKIMI KOMBETAR SHQIPTAR ME SHKABEN DYKRENARE KUQ E ZI TE MBRETIT GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU

Nga;Lek Mrijaj

Bashkimi kombëtar i shqiptarëve mund të bëhet dhe duhet të bëhet vetëm nën flamurin e Kastriotit. Nën këtë flamur kanë dhënë betimin në emër të atdheut e kombit atdhetarët-martiret nëpër shekuj. Para këtij flamuri janë betuar trimat e Dedë Gjo Lulit. Para tij janë betuar në Vlorë Ismajl Qemajli e atdhetar të tjerë. Para këtij flamuri kanë dhënë betimin për luftë kundër pushtueseve otoman dhe karpatian gjenerata e gjenerata atdhetarësh nga trojet tona.
Tani kur liria, kjo që e kemi, agoi në këto troje dhe pas shumë vitesh në pritje, dikush , na solli një flamur, që as nuk u krijua me një referendum, që na solli një himn, që me asgjë nuk është shqiptar, dalin njerëz , që s’kanë lidhje gjë me kombin dhe vazhdojnë atë lojën e keqe me flamuj , kur në emër të njëfarë ideologjike, kur ke vënë një është dashur t’i vendosësh në shtagë, dy a tre flamuj.
Ata që nuk ndjejnë as edhe një respekt për vlerën e madhe të flamurit kombëtar, ata që Kosovën e kanë në sy vetëm për përfitime , gjejnë guxim që të qepin flamuj.
Kështu ata janë duke bërë lojë me ndjenja kombëtare të shqiptarëve të vërtetë , lojë me flamurin tonë kombëtar. Këta farë kosovarësh “atdhetar” harrojnë se këtë flamurin tonë kombëtar e kishin mbrojtur atdhetarët nëpër shekuj dhe kishin derdhur gjak e kishin shprehur kundërshtime pse pushtetet, shkabës, ia shtonin ndonjë yll. Tash këta farë “patriotësh” gjejnë guximin dhe e qepin një flamur të askujt me flamurin kombëtar dhe kështu i zënë frymën shqipe të valoj e lirë në flamurin e saj. Këtyre “patriotëve” u duhet thënë prerazi, që kanë lirinë të mbajtën flamurin e yjeve të shumtë e të askujt, se kanë lirinë në festa e gazmende familjare ta mbajnë edhe flamurin kombëtar shqiptar, por nuk kanë as edhe një të drejtë, që flamurin me të cilin udhëhoqi gjithë ato lufta Skënderbeu, që flamurin kombëtar, para të cilit betuan gjithë atdhetarët e luftëtarët e lirisë, që flamurit me të cilin deshmoret e atdheut nder kohë te ndryshme fortunash krijuan faqet të reja e më të ndritshme të lirisë, t’i qepet dhunshëm ndonjë flamur tjetër. Flamuri shqiptar është ai i kohës së Skënderbeut dhe nuk ka të drejt as edhe një analfabet, as edhe një qenie që nuk di kush është e pse është ta ndryshojë e ta dhunojë duke e qepur me yje e zhele

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close