Publikuar me datën: Tue, Aug 31st, 2010

Rezoluta serbe ndryshohet me amendamente

Beograd, 31 gusht – Nëse Beogradi e BE-ja merren vesh për ndryshimin e Rezolutës mbi Kosovën, teksti që ndodhet para Asamblesë së Përgjithshme të KB do të korrigjohet përmes amendamenteve, shkruan sot “Politika” e Beogradit. Se cili vend do të shfaqet në rolin e parashtruesit të amendamentit, tash për tash nuk dihet se cila pjesë e tekstit mund të ndryshonte.

“Politika” citon burime sipas të cilave bisedimet rreth përmbajtjes së amendamentit ende nuk kanë filluar dhe se me BE-në tash për tash janë zhvilluar vetëm konsultime. Atëherë kurë të jetë e sigurt se do të jetë e mundshme ujdia, përkatësisht se është gjetur “zgjidhja e pranueshme për të dy palët, që do të ruante edhe interesin tonë nacional”, delegacioni ynë do të udhëtojë për në Bruksel, ku me zyrtarët e BE-së do të punojë në tekstin e amendamenteve, pohon “Politika” t’i ketë thënë burimi nga qeveria e Serbisë.

Në Beograd sot arrin edhe ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, që në Britani është vlerësuar si presion i forcuar mbi Serbinë që të mbyll çështjen e Kosovës dhe të pranojë pavarësinë e saj. Burimi në qeverinë serbe, sipas kësaj gazete, ndërkaq thotë se vizita e Hague ishte më herët e planifikuar dhe se nuk mund të thuhet se Kosova dhe Rezoluta serbe janë shkase të drejtpërdrejta për të.

Profesori i Universitetit të Oxfordit, Mark Almond, i ka thënë BBC-së se “edhe Britania, edhe Gjermania, shefi i diplomacisë së vendit që vizitoi Beogradin javën e shkuar, do të dëshironin që për vendet e Ballkanit Perëndimor të vlejnë të njëjta kushte, e një nga kushtet vendimtare për hyrjen në BE, nga i cili ishte hequr dorë në rastin e Qipros, është që të mos ketë probleme kufitare.

Se biseda rreth Rezolutës mbi Kosovën është arsyeja kryesore e ardhjes së Hague në Serbi konsideron Ognjen Pribiçeviq, nga Instituti i Shkencave shoqërore. Pribiçeviq thotë se është e sigurt se Serbia ka treguar dëshirë që të arrihet kompromisi, por kjo mbetet të shihet nëse është i mundur.

Ognjen Pribiçeviq konsideron se ndodhet në provë para se gjithash aftësia e BE-së për të bërë politikën e vet të jashtme.

“Për BE-në është shumë e rëndësishme të arrijë kompromis rreth Rezolutës, meqë Kosova është çështja e fundit e madhe politike e hapur në Evropë dhe çështje që e ndan BE-në. Meqë në rastin e Serbisë bëhet fjalë për vendin që synon të bëhet anëtare e unionit, BE ka arsye të veçantë që të tregojë, para se gjithash para amerikanëve, se është në gjendje të bëjë politikën e vet të jashtme”, thekson ai, dhe shton se madje edhe SHBA përpiqet që çështjen e Kosovës t’ia hedhë BE-së që ajo të përpiqet të arrijë kompromisin dhe me këtë të dëshmojë praktikisht se është e aftë për të zhvilluar politikë të jashtme.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close